• Tirane, kerkohet Roje

[h=4]Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta. [/h]SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi shpall konkurimin per pozicionin vakant:
Roje ne SOS Fshatin e Femijeve, Shqiperi

Roja ne SOS Fshatin e Femijeve siguron ruajtjen e objekteve pronë e organizatës brenda territorit të SOS-Fshatit të Fëmijëve dhe jetën e fëmijëve dhe personelit që jetojnë në SOS-Fshatin e Fëmijëve.
Mbeshtet mbarevajtjen e aktivitetit 24 oresh të SOS Fshatit si dhe aktiviteteve të ndryshme që organizohen ne ambjentet e SOS Fshatit.

Detyrat kryesore:

  • Ndalon hyrjen e personave të pa autorizuar në ambjentet e SOS-Fshatit te Fëmijëve.
  • Lajmëron menjëhëre Drejtuesin e Stafit Administrativ ose Drejtorin e Programit dhe në mungesë te tyre njofton Policine në numrin e telefonit 129 në rast se personat e pa autorizuar tregojnë mosbindje.
  • Gjatë ditës vëzhgon në mënyrë të vazhdueshme të gjithë territorin e SOS-Fshatit të Fëmijëve dhe gjatë nates kontrollon dhe patrullon 1 herë në 2 orë te gjitha objektet brenda territorit të fshatit.
  • Ndalon daljen e SOS Fëmijëve jashtë territorit të SOS Fshatit të Fëmijëve të pashoqeruar nga SOS Nena ose personel tjetër.
  • Lajmeron Drejtuesin e Stafit Administrativ ose Drejtorin e Programit, dhe gjate natës Policine, Urgjencen, Zjarrëfiksen në rast emergjence.
  • Njeh politiken e mbrojtjes së fëmijëve dhe vepron në perputhje me të.

Profili për pozicionin Roje:

  1. Diplome e shkolles se mesme
  2. Te kete eksperience pune ne kete pozicion
  3. Aftesi shume te mira komunikuese
  4. Aftesi shume te mira per te punuar si pjese e grupit
  5. Aftesi shume te mira te menaxhoje situatat konfliktuale
  6. Te jete i ndershem dhe i besueshem
  7. Te jete korrekt dhe i gadishem per te permiresuar aftesite e tij

Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin nje C.V. brenda datës 22.01.2021, në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top