• Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik

Kompania E.T.S shpk u themelua në vitin 2001, me shtrirje te aktivitetit te saj ne gjithe Shqipërinë.
Qellimi i themelimit te ETS ne Shqipëri kryesisht ka qene gjetja e alternativave per sigurimin e panderprere me energji elektrike per OSHEE sh.a.,OST sh.a.,KESH sh.a., Institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kompanive te sherbimeve publike.
ETS shpk kerkon te rekrutoje staf energjik dhe ambicioz per te realizuar qëllimet e saj te biznesit, ne pozicionet e meposhteme:

INXHINIER ELEKTRIK

KERKESAT E POZICIONIT:


  • Të ketë përfunduar arsimin e larte dega Inxhinieri Elektrike.
  • Te kete license profesionale
  • Te kete eksperience pune ne objekte civile dhe industriale (linja elektrike, nenstacione, kabina elektrike, etj).
  • Te kete njohuri ne ndertimin e paneleve elektrike, te njohe nje nga programet per panel builder.
  • Avantazh kane kandidatet qe kane njohuri ne ndertimin e sistemeve fotovoltaike.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, Project, Autocad. etj.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftesi shume te mira komunikative dhe etike ne pune.

DETYRAT KRYESORE

  1. Kandidati duhet te kete njohuri dhe eksperience shume te mire per zbatimin e punimeve elektrike.
  2. Njohuri ne zberthimin e projekteve elektrike si (linja elektrike, nenstacione, kabina elektrike, panel builder etj).
  3. Aftësi menaxhimi dhe njohuri te organizimit te kantierit
  4. Njohuri ne mbajtjen dhe plotesimin e dokumentacionit te kantierit.
  5. Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar.
  6. Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe konstaton mangesite dhe parregullesite.
  7. Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe
  8. Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
  9. Mban pergjegjesi per zbatimin e rregullores se sigurimit teknik ne objekt.
  10. Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve.
  11. Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt.
  12. Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit.
  13. Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen.
14. Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit.


Te interesuarit te dergojne CV ne adresen: info@ets-al.com
 


Apply
Back
Top