• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER BLERJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Job Good! Life Good!


The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi dhe USA. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë,një nga firmat kryesore për material elektrike,elektronike dhe telekomunikacioni,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

Menaxher Blerje


[h=4]Detyrat kryesore:[/h]


  • Njeh mire gamen e produkteve qe mbulon, implementon dhe menaxhon politikat komerciale te kompanise sipas programit qe i ngarkohet;
  • Siguron furnizimet e nevojshme per plotesimin e nevojave te kompanise duke marre ne konsiderate aspektet financiare dhe logjistike te furnizimit;
  • Implementon dhe menaxhon negociatat me furnitoret sipas programit qe i eshte ngarkuar;
  • Ndjek dhe regjistron ne sistem kosto dhe shpenzimet per blerjet e mallrave vendas apo importi;
  • Kontrollon dhe ndryshon cmimet e shitjeve qe te jene konform politikave te kompanise ne baze te cdo importi duke analizuar levizjen e kostos se produktit;
  • Menaxhon dhe kontrollon ndryshimin e cmimeve nga ana e furnitoreve konform kushteve per te cilat eshte rene dakort ne kontrate;
  • Organizon procesin e porosive te mallrave qofshin ato automatike, manuale apo dhe te tregtimit por edhe ato te marketingut;
  • Percakton burimin me te mire per blerjen e mallrave;
  • Merret me zevendesimin e produktit te gabuar;
  • Pergjegjes per analizimin, identifikimin dhe zbutjen e rrezikut ne te gjithe zinxhirin e furnizimit;
  • Ndihmon departamentin ne zhvillimin dhe zbatimin e strategjive blerese per produktet.



[h=4]KËRKESAT E PROFILIT:[/h]


  • Diplome universitare -preferohet Fakulteti Inxhinjerise. Ose Fakulteti Ekonomik;
  • Te kete pervoje pune minimumi mbi 2-3 vjet ne pozicione te ngjashme;
  • Aftesi kompjuterike te paketes Microsoft Office;
  • Njohuri te gjuhes angleze, italiane (plus).
AFTËSI TË TJERA:


  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe të interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike-elektrike të impianteve elektrike;
  • Furnizim,shpërndarje,komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU;
  • Aftësi të mira në projektimin dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Të zotërojë etikë dhe integritet professional;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe iniciativë;
  • Të jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.


PAGESA:
Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 10/01/2021


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!


 


Apply WhatsApp
Back
Top