• Durres, ofroj vend pune Magazinier

MAGAZINIER – Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu Durres
Lloji i punës
Full Time

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  1. Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazine;
  2. Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratori/ja e kompanisë;
  3. Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre;
  4. Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.;etj

KËRKESAT E PROFILIT:

  1. Të ketë arsim të lartë, preferohet dega Ekonomik;
  2. Të ketë eksperiencë të ngjashme pune ,mbi 3(tre) vite;
  3. Të jetë korrekt, dhe të aftësi të mira inventarizimi;
  4. Të ketë njohuri të mira të programit financiar Alpha Business dhe web
  5. Aftësi shumë të mira komunikuese , bashkëpunuese dhe raportuese

Dergoni cv dhe leter rekomandimi, nese ka, ne info@kantinaskenderbeu.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë).
 


Apply
Back
Top