• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
USLUGA, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe manaxhim pronash në Shqipëri, kërkon të punësojë: Menaxher Shitjesh


Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Shitjeve suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekte ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë.
  • Menaxhon te gjithë procesin e finalizimit te kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë duke u kujdesur qe te reflektohen te gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre ne draftin final.
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen, dhe shërbimeve të tjera që ofron Investitori.
  • Suporton Marketingun me informacione te ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.
  • Koordinon me departamentin Juridik për çeshtjet ligjore.
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/ problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.

Edukimi:
Të zotërojë diplomë Universitare në fushën e Biznesit.
Eksperiencat e punës:
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në këtë fushë.
Aftësi të tjera:
Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë i/ e familjarizuar me biznesin.
Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read).
Aftësi organizuese dhe koordinuese.
Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
Të posedojë patentë për drejtim automjeti.
Të jetë fleksibël.
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën info@usluga.al.
Afati i dorëzimit:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top