• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

Webin Sh.p.k është kompani ne Shqiperi e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:
zhvillim faqesh web,
marketing dixhital,
zhvillim programesh të dedikuar,
integrim dhe implementim sistemesh,
mirëmbajtje sistemesh

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.

Përshkrimi i punës:
Webin kërkon të zgjerojë stafin me graphic designer të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues dhe me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ideimi dhe krijimi i broshurave, logo-ve, video-ve dhe materialeve të ndryshme promocionale
Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit
Prezantim idesh dhe konceptesh të reja bordit menaxhues
Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike nga bordi menaxhues
Bashkëpunim grafik dhe koordinim i përditshëm me kolegët
Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara
Respektimi i deadline-ve të përcaktuara dhe aftësi për të punuar nën presion

Aftësitë e kërkuara:
– Njohuri shume te mira mbi paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign Adobe Premiere, Adobe Illustrator) dhe CorelDRAW përbëjnë avantazh
– Të ketë njohuri të mira të gjuhëz angleze
– Aftësi në përgatitjen e dokumentave dhe raporteve teknik
– Të jetë origjinal, me sens të lartë kreativiteti dhe vizualiteti
– Të jetë i kujdesshëm ndaj detajeve
– Të jetë fleksibël, entuziast dhe konfident
– Njohuri në HTML dhe Css përbëjnë avantazh

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:
– CV me foto
– Portofolio e puneve te meparshme

Dergoni cv ne info@webin.al
 


Apply
Back
Top