• Durres, Internship Social Media Manager

Primus Consulting kërkon të punësojë part-time për pozicionin:
Internship Social Media Manager


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe monitoron publikimet online të shoqërisë;
  • Harton dhe analizon fushatat e marketingut sipas stategjisë së kompanisë;
  • Zbaton planin e veprimit dhe programet për të identifikuar targete specifike/ klientë të rinj dhe zhvillon mënyrën e kontaktit me ta;
  • Përgatit dhe dorëzon raporte periodike në lidhje me efektivitetin e fushatave por edhe mbi planin personal të punës;
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar kontakte me partnerë strategjik si media, bashkëpunëtorët dhe klient të mundshëm.
Kualifikimet/Kërkesat:

  • Student/e ose i/e diplomuar në Profilin Marketing/IT;
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione analoge;
  • Njohuri shumë të mira të Facebook, Instagram, LinkedIn, Google+ dhe të tjera;
  • Përbëjnë avantazh kualifikimet dhe trajnimet në fushën e Marketingut dhe IT;
  • Njohuri shumë të mira të Marketingut Digjital (Web, Social Media);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtim të marrëdhënieve të suksesshme me klientët;
  • Aftësi shumë të mira në drejtshkrimin e gjuhës shqipe (Njohuri të Shkrimit Akademik përbëjnë përparsi);
  • Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketes Office;
  • Aftësi shumë të mira kreativiteti dhe prezantimi;
  • I/e dedikuar, pozitiv/e dhe punëtor/e;
  • Të jetë fleksibël dhe bashkëpunues/e.
Ofrojmë:

  • Kontratë punë sipas Kodit të Punës;
  • Mundësi pune nga shtëpia (kompjutër personal);
  • Pagë mbi mesataren e tregut;
  • Fleksibilitet për studentët;
  • Mundësi për punësim afatgjatë në bazë të ecurisë 3-mujore.


Për të aplikuar për këtë pozicion dërgoni CV-në tuaj me fotografi në:
primusconsulting.al@gmail.com



Shënim: Lutemi të vendosni në subjektin e email-it Internship Social Media Manager, përndryshe kandidatura mund të mos vihet re nga rekrutuesi.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


Ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar nga Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe trajtimi do të bazohet në parimet e korrektësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së privatësisë suaj dhe të drejtave tuaja.



 


Apply
Back
Top