• Tirane, ofroj vend pune BRAND MANAGER (F/M)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, i themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, shpall të lirë pozicionin e punës: BRAND MANAGER (F/M)

PËRSHKRIMI
Menaxheri i produkteve është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të markave dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar, mënyrës së reklamimit, shitjes dhe tregëtimit, nivelit të çmimet, hedhjen e produkteve të reja në treg, si dhe zhvillimin e mundësive të reja të biznesit, me qëllim përmirësimin e shitjeve të produkteve dhe pjesën e tregut për rritjen e efektivitetit dhe fitimit të kompanisë në tërësi.

  • Përshtatjen e strategjisë së markës dhe produkteve për tregun e synuar dhe përmirësimin e shitjeve të produkteve dhe pjesën e tregut.
  • Ruajtjen e integritetit të markës, në të gjitha nismat dhe komunikimet e marketingut dhe shitjeve.
  • Monitorimin e tendencave të tregut dhe mbikqyrjen e aktivitetet e reklamimit dhe marketingut për të siguruar që të përcillet mesazhi i duhur.

DETYRAT

  • Hulumton tregun, nevojat dhe sjelljen e konsumatorit, monitoron tendencat dhe identifikon hapësira të mundshme për markat / produktet të cilat duhet të investohen
  • Analizon pozicionimin e markës, produktit në treg (çmimet, konkurrencën, marketingun dhe promocionet).
  • Mban nën kontroll çmimin e produkteve dhe analizon përfitueshmërinë e mundshme.
  • Përzgjedh produktet e reja dhe ekzistuese, duke propozuar ide të reja për modele e paketime, duke përfshirë formën, madhësinë, ngjyrat, shkrimin dhe imazhet.
  • Mbikqyr prodhimin e reklamave televizive, të gazetave dhe revistave, fushatave të postës elektronike, faqeve të internetit, stendave të ekspozitave, shfaqjeve në rrugë dhe ndërlidhjes me specialistë të fushave të lidhura, stilistë, shkrimtarë, influencues të rrjeteve sociale, etj.
  • Siguron stok optimal në magazinën e kompanisë duke planifikuar dhe kryer me kujdes porositë për furnitorët, duke paraprirë mënjanimin e situatave me mungesë të produkteve.
  • Ideon, propozon dhe/ose ndërmerr veprime dhe aktivitete promocionale për të mënjanuar situatat me stok të lartë ose nxitjen e shitjeve të produkteve me qarkullim të ulët.
  • Monitoron shpërndarjen e produktit dhe reagimet e konsumatorit përmes grupeve të fokusit dhe hulumtimit të tregut.
  • Planifikon, bashkërendon programet e hedhjes në treg të produkteve të reja dhe monitoron rezultatet në periudha kohore.
  • Informon ekipet e shitjeve mbi produktet, organizon trajnime profesionale për njohjen e markave, produkteve, karakteristikat, veçoritë, përfitimet e klientit apo konsumatorit, fushatat e marketingut, etj.
  • Koordinon dhe bashkëpunon me shitjet dhe marketingut në lidhje me aktivitetet e shitjes dhe marketingut sipas kërkesave të markës, produktit.
  • Monitoron kostot e aktiviteteve të marketingut dhe raporton në mënyrë periodike mbi përdorimin e buxheteve.
  • Përgatit raporte mbi efektivitetin e markës/ produktit, sipas kërkesave të furnitorëve apo Drejtorit të Përgjithshëm.

KUALIFIKIMET / KËRKESAT

  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  2. Studimet pasuniversitare në fushën e marketingut përbëjnë avantazh
  3. Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  4. Të kenë jo më pak se 3 vite pune eksperiencë në shitje/ marketing; Eksperienca me brande të mirënjohura ndërkombëtare përbën avantazh;
  5. Të kenë njohuri mbi fushën e kozmetikës dhe të kujdesit për veten;
  6. Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
  7. Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  8. Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office.
  9. Të zotërojë programin Financa 5
  10. Të zotërojë patentë të klasit B

Ne ofrojmë

  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg
  • Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 10 MARS '21

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top