• Tirane, ofroj vend pune Asistente e shitjes

Pozicioni: Asistente e shitjes
Departamenti i Shitjes

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Asistente e shitjes.

Ky pozicion kerkon pergjegjshmeri te larte per t’ju pergjigjur kerkesave specifike qe kane klientet HoreCa.

Pershkrimi i Punes:
-Koordinon shkembimin e informacionit mes kompanise dhe klienteve HoreCa;
-Monitoron produktet, stokun e magazines dhe raporton per gjendjen javore dhe mujore te saj;
-Pergatit shitjet e perditshme bazuar nga informacionet e marra nga menaxheret e blerjes;
-Merret me te gjitha detyrat administrative te departamentit te shitjes per sektorin HoreCa;
- Vlerëson dhe mbikqyrë punën e stafit te shitjes;
- Bashkepunon me stafin e shitjes për shperndarjen dhe pozicionim maksimal të produkteve të kompanisë;
- Monitoron gjendjen e stokut dhe organizon shitjen e produkteve HoReCa;
- Ndjek shitjen e produkteve dhe angazhohet për shitje maksimale të gamës së produkteve;
- Komunikon me stafin e shitjës në lidhje me të gjitha çështjet, kërkesat apo problematikat që mund të hasin në teren;
- Përgatit sipas nevojës kërkesat për porosi të mallrave për të gjithë stafin e shitjes;
- Ndihmon dhe udhëzon stafin e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;
- Harton raportet periodike në raport me realizimin e planit tek personat përgjegjës;

Kualifikime/ Kerkesa:
Diplome te shkolles se larte ne Fakultetin Ekonomik.
Te kete njohuri shume te mira te paketes baze MS Office (windows, excel; Power Point) Programit Financa 5, Programi Bilanc perben Avantazh
Te kete pervoje pune jo me pak se 2 vjet ne profil te njejte.
Te kete aftesi shume te mira ne kontabilitet
Te kete aftesi te mira menaxhimi
Te kete njohuri shume te mire te gjuhes Angleze;

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top