• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. anglisht
USLUGA, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe manaxhim pronash në Shqipëri, kërkon të punësojë:
Specialist/ e Shitjesh -- përgjegjës për ofrimin e shërbimit superior ndaj klientëve duke shërbyer si kontakt kyç i kompanisë me synim realizimin e shitjeve.


Detyrat

  • Ka kontakt të vazhdueshëm me agjensitë dhe krijon databaza me agjensi/ klientë potencialë.
  • Mban dhe rifreskon databazën e klientëve duke vendosur dhe ruajtur raporte te mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
  • Skedulon takime me klientët dhe kryen vizita në të gjitha hotelet e kompanisë.
  • Suporton manaxhimin e rrjeteve sociale të agjensisë.
  • Raporton periodikisht në strukturat përkatëse lidhur me rezultatet e arritura.
  • Gjenerimi i klientëve të rinj për shitjen ose marrjen me qera të pronave të kompanisë.
  • Këshillimi i klientëve në lidhje me kushtet e tregut, çmimet dhe hipotekat.
  • Krijimi i listave për pronat që janë në shitje, duke përfshirë informacionet për lokacionin, karakteristikat e ndërtimit, sipërfaqet etj.
  • Realizimi i prezantimit të pronave për blerësit dhe qermarrësit potencialë.
  • Rishikimi i kontratave të blerjes për t’u siguruar që të gjithë termat janë përmbushur.
  • Promovimi i pronave nëpërmjet reklamimit.
  • Përgatitja e kontratave të besnikërisë, marrëveshjeve të blerjeve, të dhënies me qera dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për çdo transaksion të kryer.
  • Përcaktimi i nevojave dhe mundësive financiare të klientëve dhe propozimi i zgjidhjeve të personalizuara për secilin klient në varësi të kërkesave të tyre.
  • Mirëmbajtja dhe rifreskimi i listave për pronat që janë në dispozicion.
  • Komunikimi me klientët të jetë i pasuruar me terminologjinë e duhur rreth tregut të pasurive të paluajtshme.


Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, Komunikim apo fusha të tjera të lidhura me to.
  • Eksperiencë mbi 3 vite (Në fushën e hotelerisë përbën avantazh).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
  • Të jetë energjik/e dhe i/ e motivuar.
  • Aftësi të mira organizative.
  • Njohës i mirë i gjuhës angleze (Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh).
  • Ofrohet rrogë bazë dhe bonuse të kënaqshme bazuar në performancën e arritur

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV në: info@usluga.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top