• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Menaxher/e Marketingu.

Përmbledhje e Pozicionit: Përgatitja, implementimi dhe monitorimi i iniciativate të Marketingut në kuadër të aktiviteteve komerciale të kompanisë.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve te kompanise ;
  • Koordinimi dhe mbajtja e korrespondences me partneret tane ne lidhje me direktivat e marketingut per brande te caktuara ;
  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut ;
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administrates për planifikimin dhe implementimin e ofertave ;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar te kompanise dhe shnderrimi i tij ne nje instrument efikas prezantimi dhe shitjeje ;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i perdorimit te mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti ;
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut ;
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë ;
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale ;
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse ;
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise ;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Marketing/Menaxhim Biznesi;
- Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të zotërojë patentë të klasit B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV dhe letrën e interesit në adresën e emailit: hr@bioju.al brenda datës 20.12.2020.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top