• Tirane, ofroj vend pune Financë dhe Administrim

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Ekotek Systems është një kompani e cila operon në fushën e teknologjisë të avancuar për industrinë dhe familjarët. Për më shumë informacion mbi kompaninë lexoni www.ekotek.al. Në funksion të menaxhimit të mirë të kompanisë, kërkojmë të punësojmë 1 person në pozicionin e “Administrator Zyre dhe Financë”.
Pozicioni i “Administrator Zyre dhe Financë” kërkohet të mbulojë detyrat e mëposhtme:

  • Menaxhimi financiar (mbajtja e kontabilitetit dhe raportimi financiar);
  • Menaxhimi i magazinës (hyrje, dalje dhe inventari);
  • Përpilimi i faturave të shitjes, ofertave për klientë dhe urdhrave të blerjes së materialeve;
  • Mbajtja e marrëdhënieve me organet tatimore, agjencitë doganore dhe palë të treta;
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar dhe jo financiar;
  • Përgatitje dokumente të ndryshëm të lidhur me aktivitetin e kompanisë në Shqip dhe Anglisht;
  • Mbështetje në çështjet administrative për administratorin dhe stafin inxhinierik;
  • Mbështetje në procesin e rekrutimit të stafit të ri;
  • Mbështetje në mirëmbajtjen e faqes së internetit të kompanisë dhe promovimit në rrjete sociale;
  • Mirëmbajtja e vazhdueshme e bazës së të dhënave për klientë dhe furnitorë dhe regjistrimi i orëve të punës në programin e menaxhimit të projekteve;
  • Administrimi i përgjithshëm i zyrës.

Kualifikime dhe aftësi:


  • Diplomë Universitare në shkenca Ekonomike apo fusha të ngjashme;
  • Të paktën dy vjet 2 vjet eksperiencë pune (në financë);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe hartimi të dokumenteve në Shqip dhe Anglisht;
  • Aftësi në analizimin e proceseve të punës dhe në analizimin e të dhënave;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur dhe respektim të afateve.

Procedura e aplikimit:

  • Letër shprehje interesi;
  • CV e detajuar;
  • Kopje e diplomës/diplomave (dhe certifikime të tjera).

Aplikimet pranohen deri në datë 12/12/2020 në adresën info@ekotek.al

Aplikuesit që përmbushin kriteret e specifikuara do të kontaktohen për fazën e dytë (intervista).
 


Apply
Back
Top