• Tirane, ofroj vend pune Specialist Prokurimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialist Prokurimesh
Departamenti: Blerje dhe Prokurime
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Prokurimit analizon kostot, negocion detajet e kontratës dhe ofron zgjidhje për të ndihmuar kompaninë që të menaxhojë më mirë kostot për shërbimet e furnizimeve, për të zgjidhur çështjet lidhur me mosmarrëveshjet e çmimeve dhe për të përgatitur ofertat për mallrat, punimet apo shërbimet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
· Ekzekutimi i Blerjeve dhe porosive në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin më të mirë të mundshëm dhe me saktësi;
· Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
· Kërkim dhe vlerësim mbi furnitorët bazuar mbi çmimin, cilësinë, pëzgjedhjen, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetin e shpërndarjes, si edhe emri dhe historia e furnitorit;
· Suport në hartimin dhe përgatitjen e të gjitha dokumenteve të ofertës për ofertim;
· Kërkim i tregut të furnitorëve;
· Analiza e çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe çdo e dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
· Monitoron ngarkesat për tu siguruar se mallrat vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat e pa dërguar;
· Komunikon statusin e porosive me supervizimin e kantierit për tu siguruar se janë zbatuar grafikët;
· I lokalizon furnitorët e materialeve, pajisjeve dhe investon atat për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
· Rishikon nenet e porosive të blerjeve dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
· Analizon tregun dhe sistemin e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërinë e materialeve aktualisht dhe në të ardhmen;
· Zhvillon dhe zbaton udhëzimet menaxhuese blerjesh dhe kontratash, politikash dhe proçedurash;
· Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nëkontrakorët;
· Ndjek të gjitha panairet lokale dhe ekspozitat rreth industirisë së ndëtimit për të marrë më shumë njohuri;
· Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Ekonomik

Kualifikime të tjera:
· Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;
· Aftësi analitike për të punuar me furnizues të shumëfishtë, përcaktuar marrëveshjet më të mira për kompaninë dhe vlerësuar pro dhe kundra për secilën ofertë bazuar në çmimin, cilësinë, shpejtësinë e dërgimit e faktorë të tjerë;
· Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnizuesit për të krijuar marrëveshjet më të mira;
· Aftësi shumë të mira në menaxhimin e furnizuesit;
· Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve;
· Aftësi për të orientuar detajet;
· Afësi për zgjidhjen në mënyrë efikase të problematikave që mund të rezultojnë gjatë punës;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë;
· Njohuri të mira të tregut në fushën e blerjeve dhe prokurimeve;
· Të zotërojë patentë të vlefshme drejtimi;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_1220

Afati i dorëzimit: 17/11/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top