• Tirane, ofroj vend pune Kontabilist/Financier (niveli senior)

Shoqëria “WELL” Sh.p.k., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, KM 12, shpall vakant pozicionin: Kontabilist / Financier (niveli senior)

Kontabilist/Financier është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve financiare, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet përkatëse financiare. Ai planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare në konsultim me menaxherët e lartë dhe me bordin drejtues të shoqërisë.


PËRGJEGJËSI DHE DETYRA

  • Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
  • Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
  • Siguron pagesat bankare në kohë (e-banking);
  • Llogarit taksat dhe përgatit deklaratat tatimore;
  • Bën deklarimet mujore sipas afateve të përcaktuara nga dpt (e-filling) dhe ekzekutimin e pagesave, (librat shitje-blerje, fdp e tvsh, deklarata e tatimit në burim, listpagesa, tatim fitimi) etj.
  • Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
  • Raporti mbi qëndrueshmërinë financiare dhe likuiditetin e kompanisë;
  • Monitoron në mënyrë tëvazhdueshme transaksionet financiare dhe dokumentacionet përkatëse;
  • Trajton me konfidencialitetin të plotë të dhënat financiare;
  • Zbaton politikat dhe rregulloret financiare të kompanisë;
  • Konsultohet me drejtuesit ekzekutiv me qëllim realizimin sa më të mirë të administrimit financiar;
  • Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me organet, institucionet shteterore, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
  • Raporton tek bordi drejtues në lidhje me gjendjen financiare;
  • Realizon përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit, ligjshmërisë;
  • Përgatit dhe deklaron pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratën vjetore të tatim fitimit, sipas kërkesave dhe afateve të dpt (e-filling).
  • Ruan dokumentacionin në mënyrë fizike dhe dixhitale, për operacionet financiare dhe transaksionet.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë Ekonomik, në profilin Kontabilitet/ Financë;
  • Eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në këtë pozicion. Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në kompani retail;
  • Të zotërojë programin financiar FINANCA 5 dhe paketën MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi të mira analitike;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të njohë dhe zotorojë gjuhën angleze;
  • Leje drejtimi;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, CV-në dhe Refernca, në adresat e email: well.rekrutime@alkosgroup.al dhe o.cela@alkosgroup.al.
Aplikimet mbyllen më 30 NËNTOR 2020

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top