• Tirane, ofroj vend pune Merchandiser (sistemuese ekspozitori)

Merchandiser ose sistemuese ekspozitori (F), është personei ndihmës, në krah të Menaxherit te shitjeve për të realizuar kryerjen e aktiviteteve marketing brenda njësisë së shitjes, duke punuar ngushtë me stafin e njësive të shitjes të klientit për të maksimizuar shitjet dhe fitimin, nëpërmjet pozicionimit dhe reklamimit të produkteve në raftet e njësisë së shitjes dhe pozicionimet sekondare, në përputhje me planin e shitjes dhe marketingut.
Zbaton parimet e marketingut sipas produkteve pa krijuar shqetësime në marrëdhëniet me klientët.


Mban pergjegjesi per:
- Shfrytëzimin maksimal të hapësirave të rëna dakort me klientin duke siguruar shikueshmëri të lartë dhe korrekt të produkteve të kompanisë.
- Zbatimin rigoroz të planogramave të produkteve, si në pozicionet primare dhe sekondare
- Vendosjen e mjeteve të marketingut brenda njësisë së shitjes (si ekspozitorë (display, flor stand etj.), postera, sticker, wobler, shelf talker etj,) në përputhje me politikat dhe udhëzimet


Kryen detyrat:
- Nxit rritjen e shitjeve të njësisë së shitjes së klientit duke siguruar shërbimin e sistemimit të produkteve të kompanisë dhe menaxhimin e hapësirës në rafte apo edhe jashtë tyre (pozicione sekondare).
- Mirëmban inventarin duke furnizuar produktet e kompanisë në raftet e njësisë së shitjes nga magazina e klientit. Nëse ka mungesa njofton punonjësin e shitjes për plotësimin e nevojave dhe respektuar nivelet e inventarit.
- Mirëmban marrëdhëniet me stafin e njësisë së shitjes së klientit dhe i ndihmon ata me informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e tregëtimit të produkteve, promocionet, produktet e reja dhe ndryshimet e çmimeve.
- I përgjigjet pyetjeve të stafit dhe të blerësave, për karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet e produktit duke ndikuar në shitjen e tij
- Mirëmban raftet e njësisë së shitjes, duke vëzhguar shfaqjet e produkteve të kompanisë, duke larguar produktet e dëmtuara ose në përfundim të periudhës së përdorimit, duke kontrolluar produktet në raft dhe në magazinën e njësisë së shitjes.
- Kujdeset për çmimet në raft dhe sigurohet që janë ato të duhurat.
- Mbledh informacion mbi aktivitetet dhe çmimet e produkteve të konkurrencës.
- Ndihmon punonjësit e shitjeve për implementimin e promovimeve speciale duke vendosur produktet në pozicionet e rëna dakort, duke i kontrolluar ato në çdo vizitë, duke vëzhguar dhe raportuar reagimin e blerësve dhe duke i larguar produktet në fund të periudhës së promovimit special.
- Siguron rezultate cilësore duke ndjekur dhe zbatuar standardet.
- Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
- Identifikon dhe propozon mundësi të reja për shitje.
- Raporton në lidhje me aktivitetin gjatë punës dhe realizimin e objektivave.


Kualifikime:
- Diplomë universitare;
- Trajnime mbi merchandising, teknikat e shitjeve, njohje mbi procesin e shitjes përbëjnë avantazh.
- Eksperiencë në fushën e shitjeve me pakicë.
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
- Njohje me praktikat e kujdesit ndaj klientit.
- Njohje të procesit të shitjes, teknikave të shitjes dhe merchandising.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur ose si anëtar aktiv i një ekipi.
- Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi edhe nën presion.
- I gatshëm për të kryer detyra të tjera të ngjashme.


Aplikimet mbyllen më 20 Nëntor 2020


Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.


*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top