• Tirane, ofroj vend pune SISTEMUES MAGAZINE

SISTEMUES NE MAGAZINE
Sistemuesi i Magazines është përgjegjës për menaxhimin, mbikqyrjen e magazinës, njerëzve dhe mallrave duke organizuar marrjen në dorëzim, sistemimin, ruajtjen, shpërndarjen, ngarkimin dhe dërgimin e mallrave, si dhe detyra të tjera të lidhura me to.
Objektivi kryesor i sistemuesit te magazines është të kontrollojë vazhdimisht gjëndjen e të gjitha mallrave e produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka në përgjegjësi.

DETYRAT


- Menaxhon sistemimin e mallrat në magazinë apo vendet përkatëse të tyre.
- Plotëson dokumentacionin fletë-hyrje, fletë-dalje në përputhje me rregullat e përcaktuara.
- Kontrollon sasinë dhe cilësinë e të gjitha mallrave që hyjnë e dalin në magazinë dhe kryen sistematikisht inventare për të gjithë sektorët e magazinës.
- Respekton rregullat dhe funksionimin e magazinës.
- Kujdeset për ruajtjen e sasisë dhe cilësisë së mallrave të vendosura në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
- Ruan të gjithë dokumentacionin si fletë hyrje, fletë dalje, kartela, libër magazine, fletë kërkesë, proces verbal etj. sipas legjislacionit në fuqi.
- Mban pastër ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës.
- Raporton për punën e kryer dhe problemet që hasen gjatë kryerjes së aktivitetit.


Kualifikimet

- Arsimi minimal i Mesëm profesional, ose i përgjithshme,
- Të ketë aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi pune në grup.
- I gatshëm, energjik dhe bashkëpunues.
- I përgjegjshëm për kryerjen e detyrave, afateve dhe realizimin e objektivave.
- I besueshëm dhe i përkushtuar.
- I pajisur me leje drejtimi B
- Prioritet personat qe ngasin motorrin



Ne ofrojmë

- Pagë motivuese dhe konkuruese në treg
- Kontrate te rregullt pune
- Atmosferë miqësore dhe dinamike

Vendndodhja: Tirane, Rruga Isa Boletini, perballe gjimnazit Sami Frasheri

Aplikimet mbyllen më 31 Tetor 2020
Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një portofol te punimeve te tyre në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top