• Tirane, ofroj vend pune HR Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Menaxher i Departamentit të Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ruajtja dhe përmirësimi i misionit dhe objektivave të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet planifikimit strategjik, politikave, praktikave, procedurave dhe vleresimin e marrëdhënieve me punonjësit. Monitorimi i sistemit të BNJ në përputhje me objektivat e kompanisë Balfin Real Estate & Hospitality dhe politikat e grupit në tërësi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatit Strategjinë dhe implementon atë duke u bazuar dhe në strategjinë e kompanisë;
  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performances, praktikat e panaireve te punesimit, praktikat e largimit, asistencë ndaj punonjësve;
  • Plotëson dokumentat e largimit të punonjësve;
  • Përgjegjës për rekrutimin dhe mbajtjen e stafit, orientimin e punonjësve të rinj, përgatitjen e planeve dhe programeve të trajnimit në bashkëpunim me Drejtuesit e Departamenteve;
  • Përpilon njoftimet për vende vakante pune dhe monitoron botimet e tyre në sitin e kompanisë;
  • Zhvillon Buxhetin vjetor të BNJ mbeshtetur në strukturat, nevojat për zhvillim, projektet e reja, ndryshimet në ligj, kompesimet, politikat e shpërblimit etj. Ndjek implementimin e tij duke siguruar ruajtjen e vlerave të planifikuara dhe optimizimin e kostove;
  • Drejton dhe zbaton politikat e administrimit dhe kompensimit për punonjësit (pagat, shperblimet etj) dhe marrëdhëniet me ZP, Inspektoriatin e Punes etj;
  • Drejton dhe monitoron zbatimin e procesit të vlerësimit të performancës për gjithë stafin;
  • Ndjek periudhën tre mujore dhe ecurinë e objektivave mbi sistemin e vlerësimit të performancës dhe udhëheq procesin;
  • Ndjek problematikat në lidhje me vlerësimet e performancës duke ofruar këshillim për punonjësit dhe supervizorët për zgjidhje sa më të përshtatshme;
  • Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit në fuqi dhe aplikon ndryshimet;
  • Zhvillon dhe koordinon planet dhe politikat, burimet, misionin, vizionin dhe objektivat e kompanisë, përgatit dhe rinovon planet dhe prioritetet;
  • Zhvillon, vlerëson apo rishikon planet dhe kriteret për një varietet projektesh dhe aktivitetesh;
  • Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar action-plan për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore;
  • Interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e Grupit të proçedurave të brendshme të Burimeve Njerëzore;
  • Supervizon dhe këshillon stafin për t’u përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave;
  • Ndjek, sigurohet që çdo punonjës ka përshkrimin e punës update në bashkëpunim me supervizorin përkatës;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave për menaxhimin e kompanisë në lidhje me çeshtje të BNJ
  • Përgatit vërtetimet e pagave/ referencat;
  • Të gjitha proceset e menaxhimit të BNJ në lidhje me stafin;

Edukimit: Të zotërojë diplomë universiteti në Drejtimin Ekonomik ose Menaxhim;

Kërkesa për pozicionin:

  • Deri në 5 vjet eksperiencë në këtë fushë;
  • Njohuri të industrisë ku është përfshirë biznesi;
  • Eksperiencë në planifikimin strategjik ekzekutim dhe në menaxhim;
  • Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave;
  • Aftësi ndërpersonale, komunikim profesional, verbal dhe të shkruar dhe aftësi të brendshme personale;
  • Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
  • Aftësi për të motivuar ekipet;
  • Aftësi për të kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime të stafit dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj;
  • Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;

Kualifikime të tjera:
Të ketë njohuri teknike në lidhje me sa më poshtë:
  • Parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin;
  • Parime, teori dhe praktika të menaxhimit të burimeve njerëzore të personelit;
  • Parime, teori dhe teknika të klasifikimit të punës dhe/ose analiza pune;
  • Aktet standarte të Panairit të Punës dhe legjislacioni i lidhur me punësimin
  • Përfitimet e punonjësit siç janë: pensionet, siguracioni, leja e paguar, vlerësime dhe shpërblime, pagese për kohën kur nuk ka punuar, etj;
  • Testime dhe/ose metodologji të ekzaminimit;
  • Parime, teori dhe praktika të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve;
  • Parime, teori dhe praktika të vlerësimit të punonjësve;
  • Të ketë aftësi organizative;
  • Të ketë aftësi të transmetojë tek punonjësit energji dhe dëshirë për punën
  • Të ketë njohuri shumë të mira të kompjuterit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të anglishtes;
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës;


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr.balfinrealestate@balfinrealestate.al me subjekt BRE_1820

Afati i dorëzimit: 30/10/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top