• Tirane, ofroj vend pune part time shitese / e

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE


SHOQERIA WELL sh.p.k., kërkon të punësojë SHITËS (M) për rrjetin e saj të dyqaneve në Tiranë.


Lloji i punës: Me kohë të pjesshme
Pozicioni: Shitës (M)

Përgjegjësitë kryesore:
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mallrave dhe mirorganizimin e tyre. Mban të mbushura me mallra vendet e ekspozimit;
- Kryen kontrolle për cilësinë dhe pastërtinë e produkteve në hapësirën e shitjes, skadencat e tyre dhe raporton problematikën tek personat përgjegjës;
- Merr informacion të plotë mbi mallrat në sektorin e tij/saj dhe e informon klientin mbi veçoritë dhe përdorimin e tyre;
- Zbaton planogramat e vendosjes së mallit nëpër rafte, vitrina, apo pozicione sekondare promocionale;
- Vendos çmimet duke përdorur etiketat sipas listës së çmimeve të dhëna nga përgjegjësi;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Mban të sistemuara mallrat dhe mjetet në sektorin që i është ngarkuar;
- Bën numërimin dhe regjistrimin e parave të paguara dhe kthen në mënyrë korrekte diferencën e tyre klientit;
- Bën llogaritjet e pagesave dhe gjëndjen e parave në kasë dhe dorëzimin e tyre në arkë (në përfundim të ditës së punës);
- Përshëndet të gjithë klientët dhe u ofron atyre ndihmë apo shërbim të shpejtë dhe të sjellshëm;
- Bën numërimin dhe regjistrimin e parave të paguara dhe kthen në mënyrë korrekte diferencën e tyre klientit;

Aftësi dhe kualifikime:

- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- I saktë, i shpejtë dhe i shkathët në kryerjen e veprimeve.
- Miqësor, i sjellshëm, i fokusuar dhe i mprehtë.
- Aftësi bazë matematikore.
- Qëndrueshmëri e mirë fizike dhe mendore përgjatë gjithë kohëzgjatjes së punës.
- Aftësi fizike për të përpunuar mallrat
- Fleksibël për të punuar me dy turne


Aplikimet mbyllen më 31 Tetor 2020


Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e Email: well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top