• Tirane, ofroj vend pune part time Agjent edhe konsulues financiar

KONKURS PËR VEND PUNE Agjent Shitje
Pershkrim I shoqerise WVP Fund Management:

WVP TOP INVEST - fond i hapur investimi, organizohet si një fond investimi i hapur i cili është një grumbullim i vecantë asetesh i paregjistruar si person juridik ,mbajtësit e kuotave të së cilës kanë të drejtë për një pjesë proporcionale në fitimet e fondit dhe kanë të drejtë në çdo kohë të kërkojnë shlyerjen e kuotove dhe daljen nga fondi.
Fondi u krijua në bazë të licencës Nr.4, datë 31.01.2018 të Shoqërisë administruese '' WVP FUND MANAGEMENT TIRANA'' sh.a - Për ushtrim veprimtarie në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive , Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me vendim Nr. 14 , datë 31.01.2018.
WVP Fund Management Tirana ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme, të zellshëm dhe të përkushtuar që të aplikojnë për pozitën në vijim. Fondi yne ofron nje pagese edhe nje rimbursim te ardhurash shum konkurues ne treg te bazuar ne Bonuse shume te kenaqshme per agjentet te cilet do te punesohen.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Viziton klientët, promovon dhe shet produktet e bankës për persona fizik dhe biznese të vogla;
  • Përgjegjës për rekrutim të klientëve të ri;
  • Ofron konsultime profesionale për klientë në lidhje me shërbimet dhe produktet qe ofron fondi yne;
  • Këshillon klientët potencialë në lidhje me përzgjedhjen e produkteve/shërbimeve dhe i udhëzon në kompletimin e dokumenteve të nevojshme;
  • Ndihmon klientët në përgaditje të dokumenteve të nevojshme për aplikim për produktet/shërbimet e bankës dhe i sjell dokumentet në zyre;
  • Përfaqëson denjësisht WVP Fund Management tek publiku; qoftë në telefon apo në takime;
  • Përgaditë planin mujor dhe javor të vizitave tek klientët;
  • Përgaditë raportet mujore, javore dhe ditore (sipas kërkesës) dhe i dërgon tek Menaxheri;
  • Krijon dhe mbanë raporte profesionale me punëtorët e fondit;
  • Koordinon punët individuale dhe me kolegë sipas Rregulloreve të fondit .
[h=4]Kualifikimet e nevojshme:.[/h]
  • Student apo të diplomuar në Fakultetin Ekonomik (e preferueshme);
  • Një (1) vit përvojë pune në shitje (e preferueshme);
  • Njohuri ne fushen e fondeve te investimit edhe te tregjeve financiare nderkombetare.
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;
  • Të ketë shkathtësi të shkelqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
Te interesuarit te dergojne nje CV personale edhe numer kontakti ne adresen: Jurgen.bajro@wvpfunds.al
Stafi i WVP Fund Management Tirana do ju kontaktoje per te vendosur nje takim prezantimi.



Cel. : 0696693051
 


Apply WhatsApp
Back
Top