• Tirane, ofroj vend pune Financier/e

Hari Lena GROUP ka nje eksperiencë 20 vjeçare në distribuimin e artikujve te ndryshme ushqimore dhe detergjenteve, duke permendur produktet sot lider te saj, Ujin Trebeshina dhe Kripa Niky, Rosa e Marina me adrese.
Kompania shpall aplikimet per pozicionin: Financier/e dhe Ndihmes Financier/e
Adresa: Autostrada Tr- Dr km 2, Mezez Tirane.


Detyrat
Detyrat kryesore te pozicionit jane:
-Mbajtja,regjistrimi, kontrolli dhe rakordimi i dokumentacionit financiar te kompanise sipas legjislacionit ne fuqi (Fatura, arka, banka, listepagesa).
-Deklarimet mujore te librave, sigurimet dhe tatimeve te ndryshme.
-Rakordimin dhe ndjekjen e furnitoreve dhe klienteve.
-Mbajtjen e marrdhenieve me Institucione te ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve, Bankat etj.
-Te pergatise Raportet Periodike financiare, si dhe te jete ne gjendje te hartoje Pasqyrat Vjetore (Bilanc, PASH, Cash Flow etj).
-Te jete ne gjendje te analizoje te dhenat financiare, te llogarise kostot, dhe marzhet e kompanise si dhe te jape sugjerime per nevoja te drejtimit.
-Te zbatoje politikat, dhe procedurat e kompanise.


Kualifikimet
-Te jene te diplomuar ne finance ose kontabilitet.
-Te kene eksperience pune me shume se 10 vjet ne pozicionin Financier/e dhe ne mbylljen e Pasqyrave Financiare. Eksperienca ne kompani prodhimi ose distribucioni perben avantazh.
-Te jene perdorues te mire te paketes MS Office dhe programeve financiare.
-Njohja dhe perdorimi i programeve Navision, SAP etj. eshte kusht i domosdoshem.
-Te kene njohuri shume te mira te gjuhes angleze
-Te jene te mireorganizuar dhe te sakte.
-Te ruajne konfidencialitetin, si dhe te karakterizohen nga korrektesia dhe integriteti.


Shënime


Kandidatet e interesuar i ftojme te dergojne CV aplikimi me fotografi, leter reference dhe dokumentacionin shtese ne adresen e emailit: hr@harilenagroup.com duke shenuar tek subject "Financiere".
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Numer kontaki: +355 69 209 6662


Cel. : Whatsapp 0692096662
 


Apply WhatsApp
Back
Top