• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
IMI PHARMA Albania shpk nje nder shoqerite me te zhvilluara ne tregun farmaceutik shqiptar te distribucionit te medikamenteve dhe produlteve ushqimore per kafshe .
Aktiviteti I saj eshte I perqendruar ne shitje me shumice e pakice, import-eksport te produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, te pajisjeve mjekesore, te produkteve ushqimore humane e veterinare te perdorimit te gjere, krijimi dhe shfrytezimi i klinikave mjeksore si edhe botimi i materialeve te ndryshme mjeksore etj.
Kompania eshte duke kerkuar Menaxher Shitje me kerkesat si me poshte:

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Shitjeve suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Menaxhon marrëdhëniet me pikat e shitjes (farmaci apo njesi te tjera biznesi) për shitjen e produkteve
  • Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar paraprakisht.
  • Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut te shitjes se produkteve duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bere një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion ne përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Financës & Menaxhimit të kompanise.
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e produktit, permbajtjen e tyre, çmimet apo cdo detaj tjeter te nevojshem.
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bere zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Suporton funksionin e “post shitjes” për arkëtimin e kësteve në momentin e maturimit për klient sipas nevojës ne rast se do te aplikohet.
  • Realizon Marketingun e produktit m për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
  • Koordinon takime ndërmjet klientëve dhe institucioneve financiare dhe Departamentit te Financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim.
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
Edukimi:

  • Të zotëroje diplomë Universitare (prioritet do te kete nese e kane ne fushën e Biznesit)
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në ketë fushë
    Aftësi të tjera:
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patente për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze perbejne avantazh

Te interesuarit te dergojne CV-ne me Foto shoqeruar me Liste notash Diploma Bachelor dhe Master ne adresen e e-mailit hr@imi-pharma.com;
Aplikimet jane te hapura deri me dt.15.10.2020.
Suksese!
 


Apply
Back
Top