• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier per Infrastrukture

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Kompania "Gjikuria shpk" eshte nje kompani prestigjoze ne tregun shqiptar e cila operon ne fushen e ndertimit dhe kryesisht ne ate te infrastruktures.
Aktualisht kompania po zbaton disa projekte te rendesishme ne rang vendi.
Qellimi yne eshte te punuarit ne grup duke nderthurur pervojen, dijen, aftesine dhe perkushtimin ne menyre qe cdo projekt te perfundoje me sukses ne kohen e duhur dhe cilesine e kerkuar.
Gjikuria Construction Co. ne kuader te zgjerimit dhe te shtimit te projekteve qe po punon aktualisht kerkon te rekrutoje staf te ri ne profilin e merposhtem:

Pozicioni i Punës: Inxhinier zbatimi për Infrastrukture

Departamenti: Inxhinierik

Përshkrim i pozicionit:
Inxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të punimeve civile te ndertimit te projektit (objektit) në perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
· Para fillimit të punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
· Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndertohet dhe ben vërejtjet përkatese kur konstaton mangësi dhe parregullesi;
· Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, dhe javore dhe mujore dhe paraqet tek Pergjegjesi i Sektorit Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim apo miratim;
· Mban përgjegjesi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
· Merr pjese në të gjitha matjet që kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
· Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit të punimeve;
· Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve të punes apo individeve qe punojne ne objekt;
· Jep sqarime të vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike tek Drejtuesi i Kantierit;
· Ndjek zbatimin e kontratave të sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktore ne objekt;
· Ndjek dhe ploteson në bashkepunim me Teknikun cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
· Harton ne menyre të vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
· Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave të ndertimit deri ne perfundim te objektit;

Kriteret kryesore
Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise ndertimit
Gjuhe të huaja Anglisht ne nivel mesatar
Njohuri kompjuterike Microsoft Office, Project, Autocad.

Aplikantet e interesuar qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e email:
headofhr@gjikuria.al
 


Apply
Back
Top