• Tirane, ofrohet Brand Manager

A jeni duke kërkuar një vend pune ku aftësitë dhe shkathtësitë tuaja vlerësohen dhe ju avancoheni

vazhdimisht?

Atëherë, ky është rasti juaj.. Comodita Home shpall:

KONKURS

Brand Manager / Whole Sale Manager

Kualifikimi:

 Studime të larta,
 Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme),
 Njohja e gjuhës shqipe konsiderohet avantazh,
 Të ketë njohuri të mira të paketës MS OFFICE,
 Minimum dy (2) vite përvojë pune në sektorin HORECA (hotele dhe restorante).

Detyrat dhe përgjegjësitë:
 Aftësi analitike në kërkim tregu ( HORECA kanali i shitjes),
 Udhëheqja dhe zhvillimi i brendit,
 Pozicionimi i brendit në treg bazuar rregullave të kanalit HORECA,
 Projektimi i aktiviteteve promovuese për brendin,
 Zbatimi i planeve të marketingut për brendin me qëllim përmirësimin e prezencës dhe vizibilitetit të
brendit,
 Sigurohet që të gjitha aspektet e marketingut të përputhen me etikën dhe qëllimet e brendit.
Kërkesat e profilit:
• Person iniciativ dhe i shkathët,
• Aftësi komunikuese dhe aftësi për negocim dhe paraqitje,
• Organizim i mirë dhe etikë në punë.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike info@comodita-home.al duke dërguar
CV-në, kopjen e diplomës dhe dokumentacionin tjetër posedues (letër rekomanduese, certifikata etj.)
Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Të gjitha dokumentet tuaja do të trajtohen me
konfidencialitet të plotë nga ana jonë.

Konkursi është i hapur deri me datë: 07.10.2020
 


Apply
Back
Top