• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Q.S.U “Nënë Tereza” kërkon të punësojë punësojë 1 (një) Specialist në Sektorin e IT dhe Komunikimit, në Drejtorinë e IT dhe Inxhinierisë Klinike, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

  • Arsim i Lartë, profil Inxhinieri Elektronike/ Informatike dhe degët e lidhura me teknologjinë e informacionit. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

  • Preferohet të ketë eksperiencë pune;
  • Njohuri të gjëra mbi teknologjinë e informacionit
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike, rrjetet kompjuterike si dhe sistemeve të sigurisë
  • I aftë të ofrojë mendime teknike të vlefshme për fushën që mbulon.

  • Të njoh shumë mirë procedurat administrative;
  • Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi.

Për sa më sipër, personat e interesuar duhet të dorëzojnë:

  1. Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID)
  2. Curriculum vitae (CV) (në gjuhën shqipe)
  3. Diplomën/at e arsimit të lartë, të noterizuar/a
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
(http://www.qsut.gov.al/wp-content/u...ar-vetedeklarimi-per-gjendjen-gjyqesore-2.doc )

  1. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV dhe që lidhen me pozicionin për të cilin aplikon.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSU”Nënë Tereza” duke nisur nga data 22.09.2020 ora 08:00 deri më 06.10.2020 ora 16:30.

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.
Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
 
Back
Top