• Shqiperi, ofroj vend pune Key Account Manager Associate

Pozicioni : Key Account Manager Associate
Sektori: Korporatave të Medha
Divizioni: Biznesit




Rolet dhe përgjegjësitë kryesore

  • Ruajtja dhe forcimi i imazhit dhe reputacionit shumë të mirë të bankës
  • Përmbush detyrat në përputhje me rregulloret e OBA dhe Bankës së Shqipërisë;
  • Krijimi i marrëdhënieve shumë të mira me klientët ekzistues dhe të rinj;
  • Mbështetje ndaj punës së përditshme të Key Account Managers (KAM).
  • Në rast mungese të KAM, zëvendësimi i KAM-it në marrëdhëniet me klientet dhe stafin e bankës;
  • Përgatit dhe dërgon raporte të ndryshme supervizorëve direkt/menaxherëve;
  • Informohet në mënyrë të vazhdueshme për sektorë dhe industri të ndryshme në territorin e Shqipërisë, tregun bankar për bizneset, praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit

Nën udhëzimin dhe mbikëqyrjen e KAM-it respektiv:

  • Ofrimin e shërbimeve klientëve korporatë;
  • Monitorimi i performancës së kredisë dhe shitjes së produkteve për klientët e portofolit të tyre
  • Vlerësimi dhe përgatija e aplikimit për kredi dhe analizës financiare për aprovim dhe sigurimi i dokumentacionit të duhur në dosjen e kredisë si psh Credit Byro, Rating, DCCIT, etj;
  • Ndjekja e procesit të aprovimit të kredisë dhe disbursimit dhe të gjitha transaksionet e tjera të portofolit të klientëve të tyre
  • Ndjekja dhe monitorimi i kredive problematike të klientëve në portofolin respektiv;
  • Sjellja / veprimi si person reference në Bankë duke mbajtur kontakte me Klientët Korporatë të portofolit respektiv
  • – Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh : transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv
  • Kontaktim i klientëve potencial dhe prezantimi i imazhit të duhur të Bankës dhe fillimi i promovimit të produkteve të reja të ofruara nga OTP Bank Albania në tregun kombëtar;

Kualifikimet e nevojshme

  • Diplomë Universitare, e preferueshme në degën Biznes, Finance-Bankë, Ekonomiks ose MBA;
  • Eksperiencë më tepër se 3vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi pune në grup;
  • Zotërim i mirë i gjuhës Angleze;
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office;
  • Leje Drejtimi.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem kini parasysh që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 30 Shtator 2020.

 


Apply
Back
Top