• Tirane, ofroj vend pune Asistent Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
MUNDËSI PUNËSIMI - ASISTENT PROJEKTI
Magnum Opus Group (MOG) hap pozicionin e punës Asistent Projekti.
Qëllimi i këtij pozicioni pune është të ofrojë mbështetje për grupin e ekspertëve të kompanisë MOG, për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve & programeve.
Detyrat kryesore që ushtrohen nga ky pozicion pune janë:

  • Ndihmon dhe mbështet ekspertët për zhvillimin e projekteve në përputhje me procedurat e planifikimit, organizimit dhe monitorimit;
  • Mbledh informacion të nevojshme për zhvillimin e projekteve;
  • Kryen analiza te detajuar dhe propozon opsione, ide, alternativa për zgjidhje;
  • Merr pjesë në mbledhje, takime, diskutime, të cilat realizohen në kuadër të vlerësimit të nevojave dhe propozimit të zgjidhjeve, duke identifikuar dhe zbardhur çështjet kryesore të diskutimeve;
  • Nën orientimin dhe drejtimin e supervizorit, merr pjesë në hartimin/draftimin e dokumenteve, propozimeve, ofertave, planeve, projekteve, si dhe ndjek dhe i rishikon ato sipas komenteve, në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Përkthen materiale nga shqip në anglisht dhe e anasjelltas;
  • Harton materialet prezantuese në kuadër të prezantimit tek klientët të projekt- ideve, propozimeve, zgjidhjeve, etj.
PROFILI I KANDIDATIT
Njohuritë dhe aftësitë:

  • Preferohen kandidatët me formim ekonomik ose juridik, që kanë mbyllur ciklin e plotë të studimeve universitare (3+2) ose që janë në përfundim të studimeve master;
  • njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • aftësi të mira prezantuese dhe për të shkruar raporte, memo, etj;
  • individë me vlera të larta etike, me qasje pozitive dhe të përgjegjshëm.
APLIKIMI
Për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes, të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër motivimi në adresën pune@mog.al brenda datës 10 Tetor 2020.
 


Apply
Back
Top