• Tirane, ofroj vend pune magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania MSE - Medical Service Engineering shpall pozicionin vakant për Magazinier pranë showroom-it të saj.

Kriteret e Pozicionit të Punës


  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i lartë)
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup
  • Përbëjnë avantazh eksperiencat e mëparshme.


Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Përgjegjës për hyrjen dhe daljen e produkteve në magazinë.
  • Përgjegjës për sistemimin e tyre.
  • Në bashkëpunim me stafin përgjegjës pjesë e Departamentit të Financës, bën inventarizimin e produkteve sipas planeve të përcaktuara.
  • Kontrollon, nxjerr dhe mban shënime të sakta mbi materialet, furnizimet që hyjnë ose dalin nga magazina. Verifikon sasinë dhe cilësinë e produkteve/pajisjeve mjekësore, duke kontrolluar për të metat dhe duke informuar për çdo konstatim.
  • Bashkërendon punën me Drejtuesin e Departamentit të Logjistikës dhe përgatit dërgimin e produktit/pajisjeve mjekësore tek Klienti.
  • Kontrollon mënyrën e sistemimit të produktit/pajisjeve mjekësore në mjetin e transportit. Sigurohet mbi cilësinë e produktit/pajisjeve mjekësore që po dërgohet tek klienti.
  • Është përgjegjës për plotësimin, kontrollin dhe ruajtjen e formularëve përkatës që janë të domosdoshëm në shoqërimin e materialit që del nga magazina.
  • Raporton mbi produktet që kanë afat skadence më pak se një vit.
  • Kujdeset që ambienti magazinues të jetë brenda të gjithë standardeve të kërkuara (temperatura, lagështira, higjiena, siguria, paraqitja estetike e çdo produkti etj.).

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@mse.al

Afati i aplikimeve: 22 Tetor, 2020

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kualifikohen për fazën e parë.
 


Apply
Back
Top