• Tirane, ofroj vend pune Internship ne Finance - Kontabilitet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
MUNDËSI INTERNSHIP-I NË “AGOLLI CONSULTING”
Kompania “Agolli – Consulting” në bashkëpunim me “Ardex Consulting” njoftojnë mundësinë për zhvillimin e programit të internship-it në Departamentin e Financë – Kontabilitetit për një periudhë 1-3 mujore.
Shoqëria “Agolli – Consulting” ofron shërbime të specializuara për auditim ligjor, konsulencë financiare, kontabilitet, tatim – taksa për sektorë të industrive të ndryshme të ekonomisë, për entitete private dhe publike.
Programi i internshipit ju mundëson njohjen e funksioneve kryesore si dhe përfshirjen në praktikë, në disa prej proceseve të punës të departamentit të financë – kontabilitetit.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT E INTERESUAR

  • Të kenë përfunduar ciklin e plotë të studimeve (3+2) ose të jenë në përfundim të studimeve master në fushën e financë-kontabilitet;
  • Njohuri në programin financiar Financa 5 si dhe paketën Ms Office;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhët e huaja italisht dhe anglisht;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.

PËRFITIME NGA INTERNSHIP-I
Kandidatët do të kenë mundësi:

  • të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
  • të angazhohen me detyra/ projekte konkrete;
  • të aftësohen dhe rriten profesionalisht.
Studentët që janë të interesuar për të ndjekur këtë program, duhet të dërgojnë brenda datës 30 Shtator 2020 në adresën ardexconsulting2006@gmail.com, dokumentet e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Leter interesi
Pas përfundimit të programit të internship-it, studentët do të pajisen me vërtetim pjesëmarrje dhe në varësi të nevojave të shoqërisë, praktikantëve me vlerësime pozitive, mund t’u krijohet mundësia për punësim.
 


Apply
Back
Top