• Tirane, ofroj vend pune Analist Shitjesh

EPPC Albania kërkon një Analist Shitjesh për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në industrinë e importit dhe distribucionit në vend.

Përgjegjësitë kryesore:



  • Realizon analiza të detajuara të shitjeve, performancës së shitjeve;
  • Përgatit parashikime për shitjet bazuar në vleresimet e tregut dhe statistikat e kryera;
  • Bashkëpunon me departamentin e shitjes për të siguruar integritetin e të dhënave në sistemin elektronik;
  • Performon analiza komplekse dhe zgjidh problematika;
  • Realizon implementime në sistem;
  • Përpilon/paraqet raporte dhe statistika sipas kërkesave/nevojave të drejtuesve dhe departamenteve të kompanise;
  • Evidenton dhe analizon të dhenat për të mbështetur vendimet e drejtimit;
  • Çdo detyrë tjeter në lidhje me funksionet e tij/saj, e caktuar nga eproret e drejtëperdrejtë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, e preferueshme Informatike Ekonomike;
  • Përvojë pune jo më pak se 3 vite në profile të ngjashme; (eksperienca e meparshme ne kompani distribucioni perben avantazh);
  • Përdorimi i programeve financiare dhe paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze;
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top