• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues per Marredheniet me Klientin

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Përfaqësues për Marrëdhëniet me Klientin për partnerin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në tregun e veshjeve të punës dhe paisjeve të mbrojtjes personale në Shqipëri.

Përgjegjësitë kryesore:



  • Përgatit ofertat duke analizuar produktet dhe rekomandimet e duhura tek klientët, në varësi të nevojave të tyre;
  • Mirëpret dhe u shërben klientëve potencialë në pikën e shitjes;
  • Mirëmban marrdhënien për portofolin e klientëve që ka në ngarkim;
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera brënda kompanisë për realizimin final të porosive;
  • Përfshirje në kontrollin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e stokut dhe materialeve promovuese;
  • Zhvillon dhe zbaton planin e punës në funksion të planit të biznesit të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Arsimi i Lartë;
  • Eksperiencë pune e mëparshme në shitje ose shërbim klienti;
  • Të zoterojë mirë gjuhën Angleze;
  • Të njohë mirë Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe të punojë nën presion.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 
Back
Top