• Tirane, ofroj vend pune Data Analist

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Data Analist
Departamenti: Departamenti i Claimeve
Raporton tek: Claim Administrator
Vendndodhja: Tirana

Permbledhje e detyrave:
Ketij pozicioni i kerkohet te kontrolloje, raportoje dhe te gjurmoje rimbursimin e te gjitha riparimeve brenda garancise per partneret tane zyrtare.

Përgjegjësitë kryesore :
Raportimi I riparimeve (claim) nepermjet sistemeve ne baze ditore, javore, mujore per market:
-Samsung, LG, Bosch, Alcatel, Huawei, Philips, Sony, Vestel, Whirlpool, Seb, Elektrolux etj…
Kontrollon saktesin e te dhenave te nje urdheri pune, rregjistrimet e postimet nga ana e recepsionit dhe mbledh informacionin e nevojshem nga departamenti teknik.
Harton dhe azhornon databazen per cdo raportim te kryer.
Harton dhe perditson raporte ditore, javore, mujore.
Ndjek email-et me tekniket per krijimin dhe raportimin e claim te mobile Samsung tek GSPN.
Kontrollon kerkesat e teknikve nese jane te sakta dhe brenda procedurave.
Mban shenime dhe evidence per cdo claim te perfunduar.
Ndjek procesin e claim-imit deri ne aprovim te riparimeve.
Harton dhe perditson te dhenat e pjeseve te kembimit per secilen nga markat.
Ben mbledhjen dhe sistemin e garancive ne baza ditore, Mujore.
Raporton mungese te dokumentacioneve ne baze mujore.
Suporton ne hartimin e raporteve mbi sherbimet e ofruara sipas nevojave te kompanise.
Mban komunikim me partneret per problematika te mundshme gjate claim-imit
Kryen cdo process tjeter qe nevoitet per mirfunksionimin e shoqerise dhe kerkohet nga menaxheri direkt.
Menaxhimi I pjeseve te kembimit te kthyera nga tekniket (foto, email, analize nese ka pjese te cilat nuk jane kthyer)

Kerkesat per pozicionin:

Edukimi: Diplome Bachelor, Diploma ne Master perben nje avantazh (ne deget Ekonomike ose Informatike)

Ekperienca pune: 1-3 vite eksperience pune si Data Analist ne fusha te ndryshme.

Kualifikime te tjera:
Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office ( vecanerisht Exceli te jete ne nivel te avancuar)
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.

Kualifikime te tjera:
Aftesi te mira organizimi, planifikimi dhe koordinimi.
Aftesi shume te mira komunikimi
I/E afte per te punuar ne grup
Sistematik ne zbatimin e puneve sipas procedurave te kompanise.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e e-mailit: hr@elektroservis.al

Afati i dorëzimit:31.08.2022!

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top