• Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
Shoqëria "GR Albania" sh.p.k, e profilizuar në konsulencë inxhinerike dhe mjedisore, projektimin industrial dhe energjetik, planifikimin urban dhe zgjidhjeve inxhinierike më bashkëkohore, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Jurist/e me kohë të plotë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti/aplikantja:

1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;
2. Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë jo më pak se 5 vite;
3. Të ketë njohuri shumë të mira të ligjeve në fuqi;
4. Të ketë aftësi në mbarëvajtjen e të gjithë procedurave juridike;
5. Të hartojë kontratat/marrëveshjet me objekte të ndryshme;
6. Të ofrojë analizë dhe këshillim mbi çështje ligjore;
7. Të ketë eksperiencë pune në fushën e prokurimeve publike dhe private;
8. Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (e detyrueshme);
9. Të njohë procedurat administrative;

Kompania ofron kushte shumë të mira, ambient dinamik pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

Të interesuarit të dërgojnë CV të detajuar dhe një prezantim të shkurtër për veten në adresën etaraj@gralbania.com deri më 21/09/2020.

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni!
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

GR Albania ju uron suksese!
 


Apply
Back
Top