• Tirane, ofroj vend pune Asistent Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Asistenti i magazinës është përgjegjës për sistemimin, ruajtjen, mbledhjen, përgatitjen e porosive dhe ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe materialeve, duke punuar nën udhëzimet dhe mbikqyrjen e magazinierit dhe/ose supervizorit të tij. Objektivi kryesor i tij është të ndihmojë magazinierin të mbajë nën kontroll të gjitha mallrat, materialet e dhe mjetet, që hyjnë dhe dalin në magazinë, me qëllim rritjen e efikasitetit, përfitimit dhe kënaqësisë së klientëve.


Mban Përgjegjësi për:
- Zbatimin në kohë dhe me përpikmëri të urdhërave dhe udhëzimeve mbi pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe lëvizjet e mallrave dhe materialeve në magazinë.


Kryen këto detyra:
- Njeh shumë mirë të gjitha mallrat dhe materialet, që mbrrijnë dhe magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
- Njeh shumë mirë vend-ndodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok.
- Përgatit shpejt, saktë dhe në kohë të gjitha urdhërat e porosive, të mbrritura për trajtim duke siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur (edhe për datat e skadencës), përfshirë dhe përgatitjen për transport të tyre.
- Kryen me kujdes procesin e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave në/nga automjetet duke siguruar sistemim të rregullt për të shmangur dëmtimet.
- Trajton me kujdes lëvizjen e mallrave duke i ruajtur ato nga dëmtimet. Mban përgjegjësi për dëmtimet e shkaktuara, edhe nga pakujdesia.
- Siguron raport të saktë e të menjëhershëm të mallrave tek magazinieri, e lidhur kjo me çdo problem që mund të haset në lidhje me to gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe/ose magazinimit. Kontribuon për zgjidhjen përfundimtare të problemit përkatës.
- Regjistron dhe sistemon mallrat në magazinë, në vendet përkatëse të tyre.
- Respekton rregullat e punës dhe funksionimit të magazinës, përfshirë dhe ato të sigurisë në punë.
- Ruan dokumentacionin e magazinës.
- Realizon çdo detyrë të përcaktuar nga magazinieri.

Kualifikime:
- Arsimi i Mesëm profesionale ose të përgjithshme
- 1 deri në 2 vjet eksperiencë në Magazinë
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi pune në grup.
- I gatshëm, energjik dhe bashkëpunues.
- I përgjegjshëm dhe i kujdesshëm në kryerjen e detyrave dhe gjatë punës.
- I aftë fizikisht për të ngritur dhe mbajtur sende me peshë të konsiderueshme.
- I aftë të përdorë mjetet e ngritjes dhe lëvizjes së mallrave në magazinë.
- I besueshëm dhe i përkushtuar.
- Korrekt dhe fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera


Aplikimet mbyllen më 31 .08. 2020


Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top