• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik(Hidro dhe Termoteknik)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
Në emër të një nga klientet tanë për një qëndër tregtare jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:


Inxhinier Mekanik (Hidro dhe Termoteknik)

[h=4]PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM[/h] Te mbikqyre te gjitha sistemet mekanike te perfshira ne Objektin TRC,si: sistemi kondicionimit,sistemi hidro dhe sistemi anti-zjarrit si dhe te kordinoje te gjitha sherbimet mekanike ne funksion.

Pergjegjesite kryesore:


  • Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit te kondicionimit , regjimin e punes se paisjeve si kaseta,bs,UTA etj. Raport i gjёndjes teknike tё paisjeve mekanike, hartim i grafikut te sherbimeve si dhe kordinim i stafit per zbatimin e tij;
  • Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit hidrik , sistemi sprinkler,sistemi i kullimit ne podrume & taraca.Regjimin e punes se paisjeve si pompa zhytes,pompa furnizimi,pompa akumuluese ujrash ,depozita;
  • Hartimi dhe plotesimi i P.V ditore per gjёndjen teknike tё tyre;
  • Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit te anti-zjarrit.Regjimin e punes se paisjeve si bombula me CO2 , pluhur ,shkume apo hidrante.Raport i gjёndjes teknike tё paisjeve si kaseta hidrantesh dhe bombula.Hartim i grafikut te sherbimeve;
  • Te monitoroje punen dhe gjendjen fizike te paisjeve hidro sanitare te montuara ne Qendren Tregetare,Zyra,Podrume si dhe Banim;
  • Harton dhe pergatit te gjithe zerat e projektit si:planimetri,plan vendosje,liste material, propozon zgjidhjen teknike dhe harton preventivin e punimeve;
  • Harton procesverbale fillimi punimesh dhe perfundimi punimesh per projektet e zbatimit te njesive tregetare apo zyra, sigurohet qe keto P.V te fimosen e vulosen sipas grafikeve te punes te percaktuara me pare;
  • Krijon kontaktin e pare me klientet e njesive tregetare,institucione shteterore,nenkontraktore qe bashkepunojne me kompanine,si dhe kujdeset qe percillet qarte dhe mire imazhi kompanise;
  • Mbledhje e të dhënave, regjistrim dhe krijim i dosjeve përkatëse për secilin Sistem Mekanik si dhe koordinim me dokumentacionet e mepareshme;
  • Ndjek procedurat per trajnimin, kualifikim dhe zbatimin e masave te sigurise ne pune;
  • Kordinon bashkepunimn me Dep.Mirmbajtjes,Monitorimit teknike,Sigurise per cdo problematike apo pergjegjesi qe nderthuret me keto departamente;
  • Dorezon prane eprorit faturat per leximet mujore te BMS te sistemit te kondicionimit, per konsum te energjise elektrike per njesite Tregetare dhe zyra;
  • Dorezon prane eprorit faturat per leximet mujore te mates-ve per konsum te ujit te pijshem per njesite Tregetare dhe zyra;
  • Dorezon prane eprorit per miratim kerkesat per materiale ,preventiva materialesh ne raste zbatimi projektesh te reja si dhe liste materialesh te instaluara;
  • Kujdeset qe te mbaje nje komunikim te mire me stafin e departamentit ,te krijoje nje bashkepunim pozitiv me departamentet e tjere.Gjithashtu krijon mardhenie bashkepunuse me administraten TRC.

[h=4]KËRKESAT E PROFILIT:[/h]
  • Te kete perfunduar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike,(Profili Industri);
  • Eksperience minimum 2-3 vjecare ne mirembajtje te sistemeve mekanike;
  • Zoterim shume i mire i Autocad ;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup.

PAGESA:Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/08/2020


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
 


Apply WhatsApp
Back
Top