• Tirane, ofroj vend pune Punonjës Sigurie

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët, ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes

Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës për pozicionin Punonjës Sigurie.


Kriteret e kërkuara:
· Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
· Monitorojnë hapjen dhe mbylljen e marketit.
· Monitorojnë klientët dhe stafin për shkelje të sigurisë apo për tentativa për vjedhje.
· Ndërhyn në qetësimin e situatave problematike me klientët
· Ndërhyn sipas rregullores në raste të vjedhjeve apo të dëmtimeve të pronës së kompanisë
· Kontrollojnë dhe ruajnë vendet e parkimit të paguara nga kompania.
· Monitorojnë pamjet filmike për qëllime të sigurisë.
· Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
· Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
· Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
· Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
· Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
· Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
· Raportojnë përpara menaxherit për situatat e identifikuara si tek stafi ashtu dhe tek klientët

Kërkesat:

· Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
· Minimum 2 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë.
· Njohuri bazë të kompjuterit;
· Njohja e një gjuhe të huaj përbën prioritet


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 20.07.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top