• Durres, ofroj vend pune CRM Senior, Dega Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Pozicioni :CRM Senior
Dega: Dega Durres
Divizioni: Retail



Kualifikimi i kerkuar:

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
  • Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Detyrat Kryesore dhe Pergjegjësitë:

  • Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës.
  • Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave,
    llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër
    të ri të hedhur në treg nga banka.
  • Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vertetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
  • Të bëjë vlerësimin e situates ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për
    dhënien ose jo të huasë.
  • Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo
    informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientet.
  • Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje
    me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 17 Gusht 2020.

 


Apply
Back
Top