• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh B2B

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh B2B në Tiranë, për një kompani e cila operon në fushën e importit dhe eksportit të bojrave industriale për mobillje.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Punon në bashkëpunim me stafin e shitjes për arritjen e objektivave individuale;
  • Kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
  • Gjeneron telefonata te vazhdueshme për të zhvilluar takime me klientë potencial;
  • Përmbush takime të vazhdueshme me klientë të rinj dhe bën follow-up të tyre deri në mbylljen e kontratave;
  • Gjeneron kontrata të reja shitje duke shtuar portofolin e klienteve të kompanisë;

Kualifikimet/Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar përfunduar studimet e larta;
  • Eksperienca në shitje B2B përbën avantazh;
  • Të ketë ambicje dhe aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
  • Të jetë i përkushtuar dhe me disiplinë në punë;
  • Të ketë referenca të mira nga punët e mëparshme përmes personave përgjegjës në fushën e shitjes;
  • Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al




 


Apply
Back
Top