• Mundesi Punesimi prane Studio T.A.L.I.S

Studio T.A.L.I.S Tax Audit Legal International Service, në tregun shqipëtar që prej vitit 2006, pjesë e rrjetit ndërkombëtar HLB International i ofron të gjithë atyre të cilët kanë dëshirë të mësojnë dhe të rriten profesionalisht mundësinë të punësohen pranë saj. Duke qenë një shoqëri ofruese e shumë shërbimeve në departamentet e Kontabilitetit shqipëtar, Burimeve Njerëzore, Perkthimit, Ligjorit, jemi në kërkim të zgjerimit të stafit tonë.
Duke i ofruar fillimisht çdo punonjësi të përzgjedhur një periudhë të mësimit të punës kundrejt pagesës dhe udhëheqjes nga profesionistë për të ndërtuar themelet e profesionit të tyre të ardhshëm synojmë t’i japim mundësinë cdo të sapo diplomuari që ka ambicien të mësojë dhe fitojë aftësi në këto fusha, të nisë nga fillimi hapat e karrierës së saj/tij.

Aplikantët duhet të:

  • Të jenë diplomuar në një nga degët e ekonomisë prej universiteteve shtetërore të vendit.
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës italiane (të folur dhe të shkruar).
  • Të jenë bashkëpunues dhe të kenë dëshirë dhe vullnet për të mësuar.
  • CV të dërgohen në gjuhën italiane ose atë angleze.
Cdo i interesuar mund të dërgojë CV në adresën e e-mailit recruiting@talis.al
 


Apply
Back
Top