• Vlore, kerkohet Specialist i Burimeve Njerezore

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialist i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Burimeve Njerëzore asiston në procese administrative dhe operacionale Departamentin e Burimeve Njerëzore në Projektin Green Coast në Palasë. Eshtë përgjegjës për ndjekjen dhe aplikimin e procedurave dhe zbatueshmërinë e tyre në kompani.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drafton përshkrimet e punës për publikim të pozicioneve vakante
  • Ndjek procesin e aplikimeve dhe bën ndarjen e tyre sipas llojit të aplikimit në folderat apo sistemet përkatëse për projektin Green Coast;
  • Merr pjesë në intervista për funksione deri në nivelin 3-T;
  • Kujdeset për procesin e parapërgatitjes së on-boarding si: (Hap dosjen e personelit, bën kërkesë për hapje useri, bën kerkesë tek ML për blerje asetesh apo zëvendësime të tyre, përgatiti welcome kit etj);
  • Administron procesin e vlerësimit të performancës për stafin e projektit Green Coast duke i bërë ato pjesë të dosjeve të personelit dhe bën raportet përkatëse;
  • Kryen kërkime në treg për kurse trajnimi, prezantime, panaire që përqasen me profilin e kompanisë;
  • Updaton herë pas herë të dhënat e punonjësve në databasën përkatëse;
  • Kryen raportime në kohë sipas kërkesave të departamentit;
  • Menaxhon procesin e listprezencës për stafin e projektin Green Coast;
  • Asiston punonjësit lidhur me ndjekjen e procedurave të Burimeve Njerëzore;
  • Adreson problematikat e stafit, shërben si ndërmjetësues në raste konflikti dhe procedon masat disiplinore të stafit hartimi i tyre dhe arkivimi në dosjet e personelit;
  • Kujdeset për kërkesat e punonjësve dhe bën adresimin e tyre për zgjidhje ose tek eprori;
  • Ndjek procedurën e largimit të punonjësve dhe kujdeset që të merret informacioni i nevojshëm
  • Kryen kontrolle në projekt në lidhje me zbatueshmërinë e procedurave;
  • Asisiton në vlerësimin e nevojave për trajnim;
  • Hedh të dhënat e orareve në formatin e duhur elektronik në kohëshënues, në mënyrë të saktë, me komentet përkatëse dhe e dorëzon atë të saktë dhe pa gabime në fund të çdo muaji tek Specialisti i Pagave;
  • Menaxhon blerjen e kancelarive, nevojat e stafit deri në furnizimin final;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i procesit të aplikimit për Lejet vjetore;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, në fushat e shkencave humane

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë në Burime Njerëzore
  • Kërkues dhe me iniciativë për prurje idesh të reja në departament
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punësimit dhe fiscal (për marrëdhëniet e punës)
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office
  • I aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyre individuale
  • I aftë të koordinojë dhe balancojë punën
  • Aftësi mbikqyrëse dhe kontrolluese për stafin për zbatimin e rregullave dhe procedurave të kompanisë
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, pune në ekip
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën anglisht
  • Integritet, besim, përpikmëri, etikë

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0520

Afati i dorëzimit: 28/07/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top