• Vlore, ofroj vend pune Agjent Shitje

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Nëse jeni një person pozitiv, energjik, me aftësi shumë të mira komunikuese dhe mbi te gjitha me dëshirë për të punuar, Aldkris (Derby) ka pozicionin e përshtatshëm për ju.

Përgjegjësitë:
- Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me klientët
- Marrjen e porosive për produktet sipas vizitave ditore dhe objektivave te shitjes

Kërkesat/Kualifikimet:
- Të njohë mirë zonën e Vlorës
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në shitje
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe aftësi shitëse dhe bindëse
- Të ketë aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Të shfaqë etikë profesionale

- Përbën avantazh nëse kandidati është i pajisur me patentë, klasi C.

Përfitimet:
- Pagë konkurruese në treg
- Bonuse në bazë të performancës


Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV tuaj në adresën e e-mailit: sales@derby.al
 


Apply
Back
Top