• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Topograf

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Topograf
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
MSA Konstruksion Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjoze te ndertimit dhe menaxhimit qe operon ne tregun Shqiptar prej vitit 2005.
Per zhvillimin e projektit te ndertimit me te ri kompania MSA Konstruksion Sh.p.k kerkon te punesoje:

Titulli i pozicionit : Inxhinier Topograf te licensuar
Përshkrimi i Punës
Inxhinieri Topograf ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve topografike te objektit ne perputhje me projektet e zbatimit dhe specifikimet teknike.

Pergjegjesite kryesore

  • Merr ne dorezim, miremban dhe ruan nga fillimi deri ne perfundimin e projektit pikat gjeodezike te objektit, reperat, pikat e forta, rrjetet gjeodezike etj;
  • Miremban dhe ruan aparatet matese;
  • Kryen piketimet dhe matjet topografike te punimeve dhe ja dorezon te dokumentuara Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
  • Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
  • Kryen analiza dhe ben propozime per matjet e kryer;
  • Kryen rilevime topografike;
  • Pergatit vizatimet perkatese per matjet e realizuara;
  • Kontrollon saktesine e te dhenave te dala nga matjet;
  • Regjistron te gjitha dimensionet e hapesires ne te cilen do te ndertohet objekti;
  • Perllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe te gjitha karakteristikat e terrenit;
  • Raporton dhe pergatit dokumentacionin perkates per cdo pune te kryer;
  • Nxjerr volumet e produkteve te objektit dhe perpilon librezat e masave perkatese;
  • Krijon listen standarte te aseteve qe I nevojiten kantiereve per realizimin e detyrave gjeodezike.
Kerkesat e profilit

  • Edukimi:Diplome ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit, Dega Gjeodezi
  • Gjuhe te huaja:Anglisht (njohuri mesatare)
  • Njohuri kompjuterike:Microsoft Office, Project, AutoCad, Tremble
  • Eksperienca e kerkuar:Mbi 5 vjet pune
Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem dergoni Cv-ne tuaj ne adresen [COLOR=#000000]hr@ring.al[/COLOR] brenda dates 30/07/2020.
 


Apply
Back
Top