• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Laundry Room Magnolia është lavanderia e vetme në Tiranë me teknologjinë e fundit wet-cleaning që kryen larje të të gjitha copërave me ujë dhe produkte larëse gjermane pa asnjë kimikat. Ne besojmë se shumë individë dhe biznese janë në kërkim të një lavanderie që mund t’ja besojnë veshjet dhe produktet e tyre për t’i larë dhe hekurosur me cilësi të lartë dhe pa shkaktuar dëmtim.

Për këtë arsye, jemi në kërkim të një agjent shitjeje (f/m) që do të promovojë shërbimet tona në hotele, motele, biznese veshjesh apo të tjera, vetëm për zonën e Tiranës.

Kriteret kryesore që po kërkojmë janë ambicia për të fituar para me anë të shitjes dhe dëshira për të promovuar dhe shitur produktet tona cilësore.

Agjenti ideal i shitjes për ne ka këto cilësi:


  1. Arsimi i lartë dhe njohuri mesatare të gjuhës angleze përbëjnë avantazh
  2. E njeh proçesin e prezantimit të produkteve dhe e kryen këtë proçes me mjeshtëri
  3. Ka punuar më parë në shitje / prezantim shërbimesh apo produktesh tek bizneset e ndryshme dhe motivohet nga një punë e tillë
  4. Ka patur rezultate të larta në punët e mëparshme në shitje dhe promovim shërbimesh
  5. Është i/e aftë të identifikojë dhe sugjerojë klientë potencialë për shërbimet tona
  6. Është i/e gatshme që të punojë gjatë verës dhe në mënyrë të pavarur
  7. Ka dëshirë të zgjerojë kontaktet me biznese në fushën e hotelerisë, veshjeve, etj.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të identifikojë të gjitha bizneset që përfshihen në targetin tonë për zonën e Tiranës
  • Të promovojë shërbimet tona tek bizneset e përcaktuara bazuar duek respektuar axhendën e punës
  • Të mbajë kontakte personale me klientët potencialë
  • Të raportojë progresin ditor/javor (me statistika)
Ju inkurajojmë të dërgoni CVnë tuaj në adresën kameacontact@yahoo.com
Vetëm personat që plotësojnë kriteret do të thirren për intervistë pune.


 


Apply
Back
Top