• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është e lidhur me zbatimine masave të sigurisë të vendosura nga kompania, me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës si dhe monitorimi për kryerjen konkrete të veprimtarisë së punës. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Kryen detyra të kontrollit dhe mbikqyrjes me kompetencat e duhura organizative dhe disiplinore.
  • Garanton azhornimin e direktivave të marra dhe mbikqyr ekzekutimin korrekt të tyre gjatë punës.
  • Kontrollon ekzekutimin e sakte të procedurave në fuqi nga punëtorët.
  • Mbikqyr punën dhe kontrollon performancën duke përfshirë përdorimin e DPI.
  • I bën punonjësit të vetëdijshëm për rreziqet që mund të hasin gjatë procesit të punës.
  • Siguron përputhjen me direktivat e kompanisë dhe/ose të politikave.
  • Verifikon nëse gjatë fazave të prodhimit ka rreziqe të paparashikuara dhe propozon masa sigurie.
  • Asiston Menaxherin H&S per hartimin e programeve parandaluese.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta Universitare në Shkenca.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e “Shëndetit dhe sigurisë në punë”, preferohet në fushën e industrisë.
  • Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe ti paraqesë ato thjesht dhe saktë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi negociuese dhe aftësi bindëse.
  • Përdorues i mirë i programeve Microsoft Office(sidomos Excel).
  • Njohuri të mira të gjuhëve Angleze/Italiane.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brenda datës 15 Korrik 2020.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top