• Pogradec, ofroj vend pune Analist Kredie

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
pcb_logoa.gif

[FONT=&quot]ProCredit Bank – Shqipëri, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar prej 22 bankash ProCredit e shpërndarë në të gjithë botën me më shumë se 21 407 punonjës, është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Aktualisht, ajo u shërben më shumë se 151 028 klientëve me 42 njësi biznesi në të gjithë vendin. [/FONT]


ProCredit Bank kërkon të rekrutojë për degën e saj nё Pogradec:


Analist Kredie






Qëllimi i Punës:

Analisti i Kredive është përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e një portofoli kredie sa më cilësor. Ai/Ajo u siguron klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm, duke garantuar në këtë mënyrë jo vetëm një fluks të përkohshëm, por gjithashtu edhe një rritje të numrit të klientëve. Nëpërmjet komunikimit të shkëlqyer dhe aftësive transparente, Analisti i Kredive tё Biznesit është përgjegjës gjithashtu për shitjen e produkteve të tjera të bankës tek klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Krijimi dhe ruajtja e një portofoli kredie sa më cilësor;
  • Promovimi në tërësi i marrëdhënies klientë-bankë;
  • Mbledh përpunon dhe analizon të dhëna lidhur me besueshmërine dhe aftësine paguese për klientёt e shumave të kredisë deri në 4,000,000 lekё.
  • Vlerësimi i riskut të aplikimeve të kredisë;
  • Paraqitja e rasteve në Komitetin e Kredisë;
  • Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientin;
  • Shitja e produkteve të tjera të bankës pranë klientëve ekzistues dhe klientëve të mundshëm;
  • Administrimi i portofolit ekzistues të kredisë;
  • Sigurimi i vazhdimësisë së numrit të klientëve në ProCredit bank;
  • Monitorimi i portofolit te tij të kredisë;
  • Nxitja dhe zbatimi i strategjive të veprimit për kreditë në vonesë ose që rrezikojnë të mos paguhen;
  • Raportimi në kohë pranë mbikqyrësve.
Kërkesat
  • Diplomë universitare në fushat ekonomike;
  • Preferohet pёrvojё e mёparshme nё sistemin bankar ose nё fushёn financiare;
  • Aftёsi shumё tё mira pёr tё punuar nё grup;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Ne ofrojmë një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse shpërblimi dhe mundësinë për të shprehur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, të përbërë nga një Formular Aplikimi( të cilin mund ta gjeni në faqen tonë të internetit) , një Letër Motivimi, Curriculum Vitae, Diplomën dhe Listën e Notave (të Përkthyer) brenda datës
18 Shkurt 2010 në adresat e mëposhtme:


ProCredit Bank
Adresa: Dega 1- Rruga “Kajo Karafili”, Lgj. 3, Pogradec ose​

Dega 2- Rr. “Rinia”, Lgj. 2 Pogradec

ose në adresën e-mail: Burime_Njerezore@procreditbank.com.al


 


Apply
Back
Top