Gjermani, ofroj vend pune PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER
- Gjermani
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Infermieri
- Gjuha
-
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
FTESË PËR APLIKIM
Programi: STUDIME PROFESIONALE NË GJERMANI – “AUSBILDUNG”
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (“PFLEGEFACHKRAFT”)
Viti përgatitor 2020/2021
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (“PFLEGEFACHKRAFT”)
Viti përgatitor 2020/2021
International Studies Institute-ISI në Shqipëri së bashku me Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK janë në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014, pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimin si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.
Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të programeve të:
- 377 kandidatë të cilët janë pranuar në program, një pjesë e kanë përfunduar programin AUSBILDUNG dhe tani më punojnë si Kuadro Profesionale, disa janë në vite të ndryshme të Shkollimit dhe Aftësimit, kurse
- 123 kandidatë, të cilët, pas përgatitjes njëvjeçare, do të fillojnë programin AUSBILDUNG në muajin gusht-shtator 2020.
FTESË PËR APLIKIM PËR 152 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG
Pjesa e përgjithshme:
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës qershor-korrik 2020
- Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Shqipëri/Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 10 gusht 2020
- Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2021
Nëse Ju:
- Keni të përfunduar shkollën e mesme (çfarëdo drejtimi)
- Jeni të gatshëm dhe të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”
- Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informatat më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane tek ISI/APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës do të mbulohet nga kandidati me një marrëveshje të tillë që me rastin e shkuarjes në Gjermani, në muajin gusht-shtator 2021, 50% e kostos së përgjithshme të nivelit A1 - B2 i kthehet kandidatit nga programi.
Njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:
- Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane ndjekin mësimin e gjuhës gjermane tek ISI deri në nivelin e kërkuar – B2
- Ata të cilët e njohin gjuhën gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues tek ISI, ku përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi tek ISI.
- Ata të cilët posedojnë njohuri të certifikuara nga Goethe Institut dhe ÖSD për nivelin e kërkuar B2 nuk kanë nevojë të vijojnë kursin tek ISI, përveç aktiviteteve para integruese.
- Përkrahje përgjatë tërë programit një vjeçar të përgatitjes në Shqipëri I tërë procesi dhe përkrahja realizohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG), kostoja e fluturimit të parë, mbulohen nga programi.
- Vijimi i tërësishëm trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, ashtu që mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit behët nga të ardhurat mujore të kandidatit me rastin e vijimit të AUSBILDUNG, sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
- Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.
Mënyra e Aplikimit
Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në info@isi.al me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 15062020_” Emri dhe mbiemri”, jo më se data më 03.07.2020. E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:
- Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke e prezantuar në formë autentike (origjinale) motivin, arsyet dhe gatishmërinë për të aplikuar në këtë program
- CV-në në formatin Europass (me foto)
- Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto). Kandidatët të cilët sivjet diplomojnë dhe nuk e posedojnë akoma diplomën duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese.
Të gjithë aplikuesit do të marrin një informatë kthyese në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme.
Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +355 (0)45628000 ose na shkruani në info@isi.al
E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i International Studies Institute (ISI)
Apply