• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Njësia e Riskut Operacional dhe Parandalimit të Mashtrimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kryen kontrolle të nevojshme me qëllim minimizimin e riskut financiar, operacional, reputacional dhe skemave mashtruese në kompani, nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Kryen kontrolle të nevojshme me qëllim minimizimin e riskut financiar, operacional, reputacional dhe skemave mashtruese në kompani;
  2. Mbledh dhe krijon një databazë të dhënash me ngjarjet e raportuara të riskut operacional;
  3. Rakordon informacionin mbi ngjarjet e rrezikut operacional të raportuara nga njësi të ndryshme me informacionin e regjistruar në sistemet operative të NOA-s;
  4. Ndërton dhe monitoron raporte dhe analiza periodike për identifikimin e pikave të dobëta për proceset e aktivitetit të kompanisë;
  5. Identifikon vakume ose vorbulla në proceset/sistemet e kredisë dhe propozon veprime për përmirësimin e tyre;
  6. Kryen verifikime në terren në gjithë rrjetin dhe klientët e NOA.
Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme të Ekonomisë;
  2. Minimumi 2 vjet eksperiencë në institucione financiare;
  3. Njohuri të mira dhe eksperiencë pune me kuadrin rregullativ dhe standartet e manaxhimit të riskut operacional;
  4. Njohje e mirë e modelit të biznesit në përgjithësi dhe natyrën e institucionit financiar në veçanti;
  5. Njohje e produkteve dhe operacioneve në institucionet financiare;
  6. Shumë i përgjegjshëm, me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
  7. Proaktiv dhe i/e organizuar; Aftësi të shkëlqyera raportuese;
  8. Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi pune në grup;
  9. Aftësi të mira në të shkruar dhe komunikuar në gjuhën angleze;
  10. Njohuri të mira në monitorimin/funksionimin e sistemeve të të dhënave.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 08 Korrik 2020 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top