• Ofroj vend pune Recepsionist Plazhi

“Hospitality Managenet and Services” (HMS) sh.p.k është një subjekt që operon në fushën e administrimit të shërbimeve të përbashkëta dhe fasiliteteve. “HMS” kërkon të punësojë Recepsionist Plazhi për sezonin e verës, pranë nje zone rezidenciale, kompleksi Vala Mar, Hamallaj.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës

  • Mirëpret dhe përshëndet pushuesit që drejtohen pranë rezidencës A, duke i ofruar të gjithë informacionin lidhur shërbimet e zonës, çmimet përkatëse, si dhe i drejton sipas destinacionit të tyre;
  • Kujdeset për rregullsinë dhe sanitetin e çadrave & shezllongeve, si dhe zonës së plazhit në tërësi;
  • Pajis me peshqirë pushuesit dhe i ndihmon në akomodimin e tyre pranë çadrës;
  • Mbledh tarifat e akomodimit në çadër nga pushuesit;
  • Kujdeset për komoditetin e pushuesve, vlerëson nevoja e tyre dhe ofron ndihmën përkatëse;
  • Ndërhyn sa herë që shfaqen problematika në zonën e plazhit, informon administratorin dhe vepron sipas udhëzimeve të tij;
  • Zbaton rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat për punësim

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze ose të njohë gjuhë të tjera të huaja;
  • Të ketë aftësi për të vlerësuar nevojat e klientëve dhe plotësuar kërkesat me standardin e duhur;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe ndërvepruese;
  • Te jetë i vetmotivuar dhe i përkushtuar ndaj punës;
Kushtet e punës

  • Punësim sezonal për periudhën kohore Korrik – Tetor;
  • Mbulohet transporti deri në vendin e punës;
  • Kontratë e rregullt pune, me sigurime të mbuluara.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit infohr.hms@gmail.com ose të kontaktojnë në What’s App në numrin e telefoni 067 60 53 887.
 


Apply WhatsApp
Back
Top