• Gjirokaster, ofroj vend pune Freelancer Konsulent turizmi

Gjirokaster
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Konsulent kombetar per zhvillimin e produkteve turistike ne projektin” “Mbeshtetje per fuqizimin e Shoqates Visit Gjirokastra per nje promovim efektiv te destinacionit “ per vitin 2020

  1. Pershkrim I pergjithshem
Shoqata "Visit Gjirokastra" dhe antaret e shoqates synojnë të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë për, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e portalit të turizmit për qarkun e Gjirokastrës, krijimin e produkteve të reja turistike lokale, ngritjen e një rrjeti të gjerë aktorësh përfaqësues të turizmit në rajon dhe rritjen e numrit të vizitorëve për qarkun e Gjirokastrës dhe advokimit te ceshtjeve qe lidhen me permiresimin e kuadrit ligjore dhe rregullator, te cilat do sillnin nje vlere te shtuar ne zhvillimin e turizmit te qarkut te Gjirokastres. Per vitin 2020 objektivi kryesor I shoqates eshte krijimi I 100 eksperiencave turistike ne qarkun Gjirokaster.


  1. Objektiva te detyrave te kerkuara
Konsulenti kombetar per zhvillim produktesh turistike ( ture, eksperienca turistike, produkte dhe paketa) do te ofroje mbeshtetje grupit teknik prane shoqates VGJ per realizimin me sukses te projektit ” Mbeshtetje per fuqizimin e Shoqates Visit Gjirokastra per nje promovim efektiv te destinacionit “si dhe realizimit me sukses te nje prej objektivave kryesore: Krijimi i 100 eksperiencave turistike ne qarkun Gjirokaster. Konkretisht pritet:

  • 25 produkte/eksperienca te reja turistike te jene dizenjuar ne bashkepunim me biznese/aktoret lokal dhe 60% e tyre te jene te lidhura me zonat rurale (fshatrat dhe qytet e vogla te Qarkut te Gjirokastres);
  • Ne Keto produkte te reja duhe te jene te perfshire te pakten 30 biznese/aktore lokale (60% e tyre ne zonat rurale (fshatrat dhe qytet e vote Qarkut te Gjirokastres);
  • Produktet eksperiencat e reja duhet te jene konkrete, dmth te realizueshme, edhe te lidhen me autenticitetin e zones drejtuar edhe nga kerkesa e turizmit cilesor (internacional) per keto produkte;
  • 5 paketa turistike disa ditore,te jene dizenjuar duke miksuar eksperiencat nje ditore;
  • Te sugjeroje dhe ndihmoje ne krijimin e manualit te punes qe do ti dorezohet biznesit;



  1. Detyrat kryesore dhe pergjegjesite:


  • Te njohe dhe te demostroje ekperience ne krijim dhe keshillim te produkteve turistike ne nivel kombetar;
  • Te njohe dhe te demostroje ekperience ne marketingun e produkteve turistike ne nivel kombetar;
  • Te analizoje potencialet turistike urbane dhe rurale si dhe te demostroje eksperience ne evidentmin e potencialeve turistike;
  • Te demostroje eksperince pune prane bizneseve te turizmit alternativ duke vertetuar kete kesperience;
  • Te jete flexible ne mbeshtejen qe do ti jap projektit;
  • Te orientoje me komunikim oral dhe te shkruar grupin teknik te punes;
  • Te jete krijues dhe te demostroje njohurite per Qarkun Gjirokaster.


  1. Profili i Konsulentit:
Konsulenti kombetar per zhvillim produktesh turistike ( ture, eksperienca turistike, produkte) duhet te kete te pakten 10 vite ekperience pune prane institucioneve si biznese apo organizata , e tje te profilit te zhvillimit te turizmit dhe destinacioneve turistike;
Te demostroje experience ne ndjekjen dhe pjesemarrjen ne evente publike, workshope, konferenca;
Konsulenti kombetar per zhvillim produktesh turistike ( ture, eksperienca turistike, produkte) duhet te demostroje njohje shume te mire te gjuhes Shqipe dhe Angleze si edhe gadishmerine per ta ndihmuar me fleksibilitet shoqaten VGJ.


  1. Raportimi :
Per gjate kontrates , konsulenti kombetar per zhvillim produktesh turistike do te raportoje tek Bordi I VGJ, si dhe te bashkepunoje ngushte me grupin teknik dhe koordinatorin e shoqates. Konsulenti kombetar per zhvillim produktesh turistike do te punoje per 7 dite.

Afati I fundit I dorezimit te dokumentave eshte data 17/06/2020 ne adresen e email:info@visit-gjirokastra.com
 


Apply
Back
Top