• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Rreth nesh

LLAZO eshte krijuar ne vitin 2002 dhe është një ndërmarrje private familjare, me aftësi të klasit të parë në shërbim të gjithë zinxhirit të nevojave të klientit në sektorin e ndërtimit.
Ne operojmë sipas një modeli biznesi të integruar që përfshin gamën e plotë të shërbimeve si studim, projektim, prodhim, ndërtim, investim, operim dhe mirëmbajte, duke ofruar zgjidhje për shoqerite publike dhe private në Shqipëri.
Selia qendrore e shoqerise ndodhet ne Lushnje

Me shume info: www.llazo.al

Pershkrimi i pozicionit te punes

• Rolin e konsulent teknik për drejtuesit e shoqerisë, klient apo investitore potencial.
• Harton dhe vë në zbatim Projekt-organizimin e punimeve, planin e ngritjes dhe organizimit te kantierit, planin e veprimeve per ndertimin e objektit. Menaxhim i zbatimit të projekteve, identifikimin e problemeve dhe përshtatjen e metodave te reja në cdo aktivitet.
• Te hartohet metodologjia e ndertimit edhe ndiqet zbatimi I grafikut te punimeve, I cili duhet te jete me date reale dhe objektiva te matshem. Menaxhoje stafin apo kantierin, percaktimin dhe hartimin e detyrave apo menyren e kryerjes se proceseve te punes.
• Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve. Te hartohet edhe azhornohet progresivisht kosto e zbatimit te punime, dhe kohezgjatja e punimeve. Hartim raporte dhe statistika kosto per projekte.
• Mbajtja e të gjithë korrespondences së nevojshme me autoritetet kontraktore (Bashki, Ministri, Fondacionet e huaja apo Klientet private) për cdo sqarim dhe kërkese që mund të ketë gjatë fazës së përgatitjes së dokumentacionit për çdo procedure prokurimi apo gjate fazes se zbatimit.
• Përgatitja e situacioneve mujore, proces-verbaleve ndryshem, librezës së masave,ditarin e objektit,instruktimin mujor teknik, analizë të cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
• Rakordim javor/mujor me financën për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve. Kontrolli mujor i inventarëve për materialet. Te hartohet flete dalje nga magazine Brenda dates 30 te muajit akual, e cila do te sherbej si dokument zyrtar per kontrollin tatimor. Te jete paster e qarte e rregullt. Cdo dite te hene te javes, duhet te behet rakordimi I gjendjeve te magazines per cdo kantier, duke ndjekur ecurine e punime edhe blerjet e materialeve.
• Parashikimi I blerjes se mallrave qe do te situacionohen ne ate periudhe. brenda dates 15 te muajit aktual si edhe ndjekja e tyre, porosi dorezim, kontabilizim cdo dite.
• Menaxhim I proceseve dhe dokumentacionit teknik-ligjor per linjen e prodhimit te betonit, regjistri i mostrave betoneve, certificate cilesise, raport testimet.
• Kontroll periodik i legjislacionit perkates dhe botimeve ne Fletoren zyrtare, në lidhje me KTZ, rregulloret, vendimet KM, cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .
• Identifikimi dhe angazhimi personal për marrja e masave për përmbushjen e kuadrit ligjor dhe etik nga cdo punonjes, nenkontraktor në cdo aktivitet apo objekt te kontraktuar. Parashikimi dhe Eliminimi i cdo shkelje ligjore. Do të jetë personi I kontaktit me organet ligjë-zbatuese.
• Hartimi edhe menaxhimi dosjes me cmimet e artikujve apo shërbimeve të nevojshme. ( oferta shërbimi nënkontraktor apo furnitorë material ndertimi).Negocimi I ofertave
• Nese shihet e nevojshme të behen rekomandime në përcaktimin e kushteve të kontratave ndryshme, sipermarrje, Joint-Venture, porosie.
• Te hartohet honoraret per punes per cdo project koherent.
• Te behet rakordimi mujor me nenkontraktoret
• Te rekomandoj dhe krijoj liste per mjetet edhe vegla qe shoqeria duhet te kete ne dispozicion, qira, pronesi.
• Te drejtoj procesin e prokurimit, te krijoj kontakte me individe apo shoqeri te ndryshme kombetare apo nderkombetare te c ilat mund te ofrojne produkte aposherbime te nevojshme. Te hartoj raporte apo statistika.
• Te rekomandoj investime ne pajisje,mjete, teknologji qe mund te sjell perfitim ne kohe,kosto,cilesi dhe sjell avantazh ne treg.
• Te rekomandoj ndryshime apo shtesa ne punonjes te kualifikuar apo inxhiniere.
• Te krijoj dhe mbaj kontakte me drejtore urbanistik ne Bashkine te ndryshme, tju ofroje apo negocioj per sherbimet e shoqerise.
• Te krijoj kontakt me fondacionet investuese apo personat pergjegjes.
• Te plotesoj dhe menaxhoj Timesheet (kohemates) javor per kohen e shpenzuar ne secilin project apo aktivitet, ky dokument eshte baza mbi te cilen do te llogariten bonus dhe shperndahen kosto e secilit project

AFTESITE DHE KUALIFIKIMET

• Te zoteroje diplome universitare ne Inxhineri Ndertimi
• Te kete eksperienc pune mbi 5 vjet
• Aftesine koordinimi ne projektim/ndertim ndermjet disiplinave te ndryshme inxhinierike.
• Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale.
• Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit.
• Eksperience ne CAD, Revit, Tekla, Sap 2000, paketes Office dhe Project.
• Tet e kete aftesi shume te mira tte te menduarit ne menyre kritike dhe te shkruarit raporte teknike, relacione, shkresa, oponenca.
• Te kete njohuri te gjuhes angleze
• Koherenca dhe njohja e industrise se ndertimit kombetare dhe nderkombetare.
• Aftesi per te promovuar shoqerine, krijimin e kontakteve, shtimin e klienteles.
• Aftesi shume te mira ne zgjidhjen e problemeve komplekse.
• Aftesi shume te mira ne negocim e marreveshjeve dhe kontratave.

CFARE OFROJME NE


• Pagë Bazë e krahasueshme me pozicionet me të mirat në sektorin privat dhe publik.
• Bonus + shpërblime me arritjen e objektivave.
• Sistem pagese sipas vjetërsisë.
• Trajnime dhe mbështetje financiare për rritjen profesionale
• Aktivitete social-kulturore.
• Ambjent pune shumë miqesor dhe komod.

Ne do te bejme cmos qe ju te ecni perpara!
Sepse ne, tek LLAZO, ofrojme mundesite me te mira per te zhvilluar ambiciet dhe pasionet tuaja profesionale dhe personale. Ofrojme nje vend pune plote mundesi per tu angazhuar ne disa nga projektet me te vecanta te ndertimit. Ju do te jeni bashkepunetore dhe do te ndermerrni nje rol aktiv ne krijimin e projekteve me impakte pozitive sociale. Do te punoni dhe jetoni cdo dite ne nje ambjent pune plote energji pozitive,inkurajues dhe plot mbeshtetje per te drejtuar, mesuar dhe u zhvilluar profesionalisht.

Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne, diplomen dhe nje leter motivimi ne adresen e email-it [B]info@llazo.al[/B] me pershkrim: Punesimi-Ing.X.Y deri me date 30/06/2020.
Vetem kanditatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top