• Tirane, ofroj vend pune Operator Magazine

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Operator Magazine

Përgjegjësia e këtij pozicioni është përmbushja e disa detyrave në magazinë duke përfshirë marrjen e produkteve, ruajtjen, dokumentimin apo ngarkimin në kamionë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Rregullon dërgesat duke kontrolluar stokun.
  • Verifikon artikujt e dërgesave duke i krahasuar me artikujt në faturë.
  • Mbikëqyr procesin e ngarkimit, paketimit dhe etiketimit.
  • Identifikon produktet e dëmtuara, të humbura ose tepricën të cilat ndodhen të depozituara në magazinë.
  • Mirëmban transportin dhe siguron që produktet hyrëse dhe dalëse janë në gjendje të mirë.
  • Mban magazinën pastër, të rregullt, të organizuar mirë dhe të sigurt.
  • Kryen me saktësi inventarin fizik në magazinë.
  • Kryen detyrat siç i caktohen nga përgjegjësi i magazinës.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkollës së Mesme ose Shkollë Profesionale.
  • Minimumi 2 vite experiencë në role të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Patente C.
  • Përbën avantazh patenta si karelist.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 14 Qershor 2020.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta.

 


Apply WhatsApp
Back
Top